Bujar Nishani kundër PD: Jam pro listave të hapura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bujar Nishani shprehet  kundër listave të mbyllura dhe pro listave të hapura. Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, ish- Presidenti i Republikës dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të PD tha se për një demokraci më të mirë në parti  ishte dakord që të aplikohej sistemi i listave të hapura.

-Ka një element diskutimi gjatë marrëveshjes për Reformën Zgjedhore që e dëmton shumë demokracinë e opozitës. Ishte lideri i saj por edhe bashkëpunëtorë të tjerë që deklaruan se listat e hapura do përmirësonin jo vetëm politikën shqiptare por edhe Partinë Demokratike. A është normale që pikërisht opozita e cila ka të paktën teorikisht kartën e moralit me vete, nuk bën një kërkesë të tillë për listat e hapura.

Unë e kam ndjekur me vëmendje debatin e madh i cili nuk është më një debat por është kthyer në diskurs shoqëror. Partia Demokratike ka prioritete. Dhe midis çkapjes së shtetit, dekriminalizmit të procesit zgjedhor, largimit të duarve të krimit nga procesi zgjedhor, të përdorimit të administratës dhe policisë në procesin zgjedhor, të parave të pista në procesin zgjedhor, dhe nga ana tjetër puritanizmit të sistemit politik  dhe sistemit zgjedhor, PD me të drejtë ka zgjedhur që të fokusohet tek e para. Nëse ne mendojmë se jemi në terrenin e puritanizmit politik, se çfarë sistemi do shkruajmë në letër dhe do aplikojmë, ndërkohë që agjentët që e informojnë, që e infektojnë, që e kërcënojnë, çdo lloj sistemi janë ato të grupit të parë që përmenda. Prioriteti ynë, është çkapja e shtetit, të lirojmë shtetin nga kapja. Ne duhet të bëjmë të mundur të mos kemi më një terren ku dominon krimi që influencon zgjedhjet, policia që influencon zgjedhjet, administrata e politizuar që administron zgjedhjet, aktorë të jashtëm që ndikojnë zgjedhjet. Kemi nevojë shumë të madhe për reformimin e sistemit tonë, duke nisur me një Kushtetutë të re.

Lexo edhe :  4 kandidatë u ankuan në KQZ për vjedhje votash brenda PD, Berisha: Janë të lirë

-Ju jeni për lista të hapura apo lista të mbyllura?

-Unë jam në favor të një sistemi sa më liberal. Sistemi i listave të hapura është një sistem liberal.

-Ju jeni për listat e hapura?

-Absolutisht, por jo me situatën aktuale.  Situata aktuale jo vetëm që e pamundëson korrigjimin që kërkojnë dhe pretendojnë qytetarët shqiptarë por përkundrazi e rrit riskun e atyre problematikave që ne kemi pasur deri më sot. Ne kemi nevojë që ta zhbëjmë këtë sistem që kemi dhe menjëherë pas tij, t’i drejtohemi qytetarit përmes një reforme të thellë kushtetuese dhe institucionale ku brenda të jetë dhe sistemi./Fjala.al/Ke.Ba

https://www.youtube.com/watch?v=oZLiq63906A

 

Të fundit

“Nuk shikonim asgjë”, Guida tregon si shpëtuan gjatë shpërthimit të vullkanit Etna

Paolo Turnaturi nga guida vullkanologjike në Katania, ka folur mbi eksperiencën e tij duke qenë prezent gjatë shpërthimit të...

Përgatituni për luftë”/Starmer paralajmëron një epokë të re kërcënimesh për Perëndimin

Fjalët e tij vijnë në një kontekst të ndjeshëm gjeopolitik, me rritjen e agresionit rus dhe frikën gjithnjë e më të madhe për një...

Akuzohet për kultivim të bimëve narkotike, reagon Elvis Pupa: Nuk më keni borxh asgjë

Aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa, ka reaguar sërish në rrjetin e tij social Instagram, lidhur me akuza që rëndojnë ndaj tij dhe...

70 mijë fermerë aplikuan për subvencione, procedurat dhe kriteret për fituesit

70 mijë fermerë kanë aplikuar për të përfituar nga fondet mbështetëse të vitit 2025. Aplikimet e Skemës Kombëtare ishin të hapura në periudhën 14...

Blue Star, ushtria indiane luftë të përgjakshme ndaj komunitetit sikh në Tempullin e Artë

3 qershor 1984 Në 3 qershor të të vitit 1984 nisi një Operacion i njohur si “Blue Star”. Ishte një ndërhyrje ushtarake e kryer nga...

Lajme të tjera

Web TV