Bujar Nishani: Përse jemi më keq se viti 1997

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-Presidenti Bujar Nishani deklaron se situata në Shqipëri është më e keqe se në vitin 1997. I ftuar në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, Nishani dha edhe arsyet përse vendi është në këtë situatë.

-Të gjithë duam që të bëhen hapa përpara por në fakt në këto momente Shqipëria ka bërë shumë hapa mbrapa në drejtim të demokracisë. A do jenë zgjedhjet e vitit 2021 ato për të cilat ne kemi pritshmëri?

-Unë bie plotësisht dakord me ju në këndvështrimin që e targetoni 2021 si një gur kilometrik, si një moment i cili duhet të sjellë një tronditje të fortë në sistemin tonë shoqëror. Dhe kur them në sistemin shoqëror, kam parasysh të gjithë aspektet e këtij sistemi. Duke nisur te sistemi politik i cili është ai që ndikon në gjithë piramidën shoqërore dhe në gjithë komponentët e shoqërisë sonë. Dhe kjo ka një arsye, që ju me të drejtë e fokusoni kët ësi një moment të rëndëishëm, për faktin që përtej keqardhjes që na duhet të paraqitemi si pesimistë por nuk është thelbi paraqitja, por është realiteti ynë i cili na duhet ta themi, që Shqipëria ndodhet sot në momentin më delikat të 30 viteve të fundit. I referohem 30 viteve duke pasur parasysh mundësitë që janë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve në këto 30 vite të fundit.

-Edhe se 1997?

-Edhe se ’97. Pse e them këtë? Shteti shqiptar është  pothuajse i pamundur të veprojë në të gjitha aspektet e veta. Ne kemi një sistem politik nga pikëpamja e vendimmarrjes pothuajse monopartiak. Legjislativi, ekzekutivi, mungon tërësisht mekanizmi i kontrollit të pavarur mbi këto dy pushtete. Ekonomia është në një krizë më të thellë sesa ajo e ’97 për faktin se atëhëerë kishim një borxh të madh individual, të familjeve, i cili në raport me zhvillimet shoqërore mundi të rikuperohet, sot shteti shqiptar është futur në një gropë financiare e cila do të dojë jo vetëm sakrifica por edhe një periudhë e cila nuk parashikohjet sot sesa mund të jetë për tu rimëkëmbur. Sot asnjë nuk e di se sa realisht është borxhi zyrtar i Republikës së Shqipërisë. Institucionet e shtetit Shqiptar pothuajse janë të kapura dhe janë të ndikuara nga individë ose grupime individësh të cilët kanë probleme të mëdha me integritetin e tyre dhe në raport me ligjin. Sot nuk mund të kemi më një sistem piramidal ku me defekte institucionet të ekzistojnë dhe të funksionojnë duke kompesuar defektin e njëri-tjetrit pothuajse nuk ekziston sot. Nuk ekziston shteti i së drejtës, nuk ekziston shteti ligjor, Ekonomia është në prag fataliteti, dhe ajo që i vë vulën të gjithë këtij konstatimi goxha të zymtë që mua më vjen keq që e kemi këtë realitet, është mungesa e madhe e besimit që vihet re në shoqërinë tonë. Duke pasur një krizë të fortë besimi te politika, do të thotë që ka një krizë të fortë besimi te shteti. Ikjet e mëdha masive që vazhdojnë në Shqipëri, e konfirmon këtë mungesë të besimit. Jemi në  një situatë shumë delikate, më delikatja e këtyre 30 viteve të fundit në të gjitha këto aspekte që unë përmenda, dhe mundësia e vetme për të ndryshuar këtë, padyshim vjen përmes sistemit. Nuk mund të vijë përmes mekanizmave të jashtëm, ilegalë por përmes sistemit./Fjala.al/Ke.Ba

Lexo edhe :  Skema Kombëtare, AZHBR: Mbi 1400 fermerë përfitues për kultivimin e bimëve mjekësore

https://www.youtube.com/watch?v=Ss60w-7EWpw

 

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV