COVID-19/ Mbi 8 milionë të prekur në botë, 4 milionë të shëruar

Numri i të prekurve me koronavirus në botë vijon të rritet me ritme të larta. Aktualisht numërohen mbi 8 milionë të infektuar në botë.

Saktësisht janë 8 035 252 të infektuar. Ndërsa të shëruar numërohen 4 152 241 persona.

Numri i të vdekurve nga Covid-19 deri tashmë në 436 380 njerëz.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdon të mbajë rekord për nga numri i të vdekurve për shkak të koronavirusit me 117 884 viktima.

Ndërsa, numri i të infektuarve nga Covid-19 në Amerikë ka shkuar në 2 166 530 njerëz.

Shtetet më të infektuara janë SHBA, Brazili, Rusia, India, Mbretëria e Bashkuar, Spanja, Italia, Peruja etj.

Ka.li/fjala.al