Del për herë të parë pas mposhtjes së Covid-19,  Alimadhi zbulon kërkesat e 7 subjekteve politike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtatë nga subjektet e opozitës parlamentare kanë rënë dakord ditën e sotme për 3 kërkesat e tyre lidhur me Reformën Zgjedhore.

Kryetari i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi u shpreh për mediat se 3 kërkesat e tyre janë jo një sistem zgjedhor me 12 rajone, por për një sistem të pastër kombëtar.

Alimadhi gjithashtu kërkon që asnjë subjekt politik në zgjedhje të mos financohet nga shteti si dhe depolitizimin e administratës zgjedhore.

Deputeti u shpreh se deri tani këto kërkesa nuk janë marrë parasysh prandaj dhe u zhvillua sot mbledhja në Kryesinë e Kuvendit.

”Kemi dhe propozimet tona. Është e dobishme të sqarojmë. Të gjithë ata deputetët e tjerë që kanë firmosur, ka përplasje mes deputetëve de kryetarët të grupeve. Kemi kontribut real. Nuk mundet që asnjë deputet të thotë hajdeni kryetarëve të grupeve një sistem me 12 rajone.

Ne duam sistem të pastër kombëtar. Unë si subjekt politik të marr në zgjedhje atë që meritoj.

Kuptoni një gjë që, këta kanë ngritur sisteme dhe struktura pa fund. Këto janë mbingarkesa për buxhetin e shtetit. Kemi kërkuar që asnjë nga subjektet që garon të mos financohet nga shteti. Dhe depolitizim i administratës zgjedhore. 7 subjekte sot dakordësuam këto qëndrime.”- deklaroi Adriatik Alimadhi.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Italia përgatitet për Kupën Botërore të Tiramisusë/ Kërkon 100 degustues vullnetarë

Italia përgatitet për një nga garat më të ëmbla në botë, për Kupën Botërore të Tiramisu 2025. Këtë vit, eventi...

Hamasi: Gati për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe lirimin e pengjeve

Në një deklaratë zyrtare, Hamasi njoftoi gatishmërinë e tij për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për t'i dhënë fund luftës dhe për të liruar...

Flutura Açka: Deputeti i PD-së shkarkoi numëruesin sepse nuk po vidhte vota!

Gjatë intervistës së saj për programin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTV, Flutura Açka rrëfeu për përvojat e saj gjatë fushatës së 2021-shit dhe...

Pas negociatave, festivali i Sanremos do të vazhdojë në qytetin bregdetar

Pas dy ditësh pune të frytshme dhe intensive, është arritur një marrëveshje midis Bashkisë së Sanremos dhe RAI-t gjatë fazës së negociatave në lidhje...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Lajme të tjera

Web TV