E rëndë në Durrës, një person i jep fund jetës në banesë

Një person i ka dhënë fund jetës, në shtëpinë e tij në Durrës, ku dhe jetonte i vetëm.

Burime nga policia bëjnë me dije se rreth orës 13:00 të ditës së sotme, në lagjen nr.4, Durrës, në katin e tretë, të një pallati, në banesën e tij, dyshohet se është vetëvrarë E.R., 59 vjeç, i cili jetonte i vetëm.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Të dhënat janë ende paraprake dhe nuk bëhet me dije forma në të cilën 59-vjeçari i ka dhënë fund jetës.

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për të hedhur dritë mbi gjithë atë se çfarë ka ndodhur./ Bl.Ba/Fjala.al