Horoskopi ditor, e martë 16 qershor 2020

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ky është horoskopi për ditën e martë 16 qershor 2020. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat.

Dashi

Yjet ju ftojnë që të dashuroni dhe ta lini veten të udhëhiqet nga ndjenjat. Mundësitë nuk do të mungojnë. Në punë, pas një periudhe të vështirë, gjërat më në fund do të përmirësohen dhe do të ecin më mirë.

Demi

Mundohuni që të ruani qetësinë, pasi gjatë kësaj dite do të keni prirje që të grindeni edhe për gjërat më të vogla. Kujdes me të lindurit e shenjës së akrepit. Puna do të ecë me ngadalë.

Binjakët

Me praninë e Venusit në shenjën tuaj, do të keni mundësi që të guxoni në dashuri. Një takim mund të rezultojë mjaft i rëndësishëm. Në punë, duhet të bëni kujdes dhe të merrni më shumë kohë për të vepruar.

Gaforrja

Ndikimi i favorshëm i Hënës do të luajë rol pozitiv sa i takon ndjenjave dhe raportit në çift. Mos mendoni për zhgënjimet e së kaluarës, por ecni përpara. Edhe puna do të ecë mjaft mirë.

Luani

Në dashuri duhet të bëni kujdes dhe të shmangni problemet dhe debatet. Do të keni shumë gjëra rreth të cilave duhet të mendoni dhe do të ndiheni nën stres. Në punë, duhet të përgatiteni për një sfidë.

Virgjëresha

Do të keni mundësi që të flisni më qetësisht me dikë me të cilin keni pasur probleme. Puna do të ecë mjaft mirë, ku mundësitë mira nuk do të mungojnë.

Peshorja

Venusi do ju vijë në ndihmë në sferën sentimentale, ku takimet do të jenë mjaft të favorshme. Duhet të lini pas krahëve, diçka që ju bën të ndiheni keq. Nëse në punë keni pasur probleme gjatë muajve të fundit, do të gjeni një zgjidhje të vërtetë.

Lexo edhe :  10 kuriozitete që (ndoshta) nuk i keni ditur për Grenlandën

Akrepi

Hëna do të ketë ndikim të kundërt, duke sjellë pengesa në dashuri. Ata që janë vetëm do kenë mundësi që të marrin një propozim, i cili duhet vlerësuar mirë. Ky është një moment i favorshëm, sa i takon çështjeve të mbetura pezull.

Shigjetari

Shfrytëzojeni këtë moment për të qartësuar ndjenjat tuaja. Në familje mund të ketë probleme me të cilat duhet të përballeni. Në punë mund të përballeni me disa probleme.

Bricjapi

Puna do të zërë mendimet tuaja kryesore. Nëse në dashuri ka diçka që nuk shkon, situata duhet përballuar më së miri. Puna do të ecë mjaft mirë.

Ujori

Ndikimi i kundërt i Hënës, mund t’iu krijojë probleme në jetën sentimentale. Mundohuni që të ruani qetësinë, pasi nuk ia vlen që të inatoseni për vogëlsira. Në punë ka diçka që nuk shkon, ndaj mundohuni që të jeni të qetë.

Peshqit

Në dashuri do të jeni të fortë, dhe doni të hakmerreni ndaj gjithçkaje që ju është bërë. Venusi do të ketë ndikim të kundërt, ndaj mos u përfshini në polemika. Puna do ju stresoj, por mundohuni që të mos dorëzoheni./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Dua Lipa përjeton tmerrin, i shpëton zjarrit masiv në Los Angeles: Ishte e frikshme!

Dua Lipa është një nga personazhet e famshëm që është larguar nga Los Angeles për shkak të zjarreve masive...

“Ndjenjat njohin moshë?” Debat i ashpër mes Xumit dhe Eglit

Situata filloi pas një mendimi të Xumit mbi ushqimin që kishin konsumuar, ku ai komentoi për fileton që kishin ngrënë, duke sugjeruar se nuk...

Përmbytjet e Vlorës/ Qeveria dëmshpërblen 375 familje të prekura me mbi 61 mln lekë

Qeveria Shqiptare mbështet banorët e prekur nga përmbytjet e datës 4 tetor 2024 në Vlorë. 61 milionë lekë shkojnë për 375 familje të prekura nga përmbytjet...

Komentet homofobe të Papës sjellin revolucion në Kishën Katolike

Kisha Katolike në Itali ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm sa i përket seminareve të priftërinjve. Siç bëjnë me dije mediat italiane, në to do të lejohen...

Kalifornia përballë katastrofës, tërmete dhe zjarre shkaktojnë viktima e dëme

Kalifornia u godit nga dy tërmete të njëpasnjëshme të premten ndërsa shteti perëndimor i SHBA-ve lufton me zjarret vdekjeprurëse. Një tërmet me magnitudë 3.7 u...

Lajme të tjera

Web TV