Mes Trump dhe Biden, si duhet të votojnë shqiptarët e Amerikës? Këshilla e Nishanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në SHBA priten që në nëntor të zhvillohen zgjedhjet presidenciale. Por shqiptarët e Amerikës të cilët numërohen rreth 300 mijë, kanë nisur debatet se kë duhet të votojnë.  Bujar Nishani, në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU për grupin mediatik “FJALA”, u shpreh se cilido që të zgjidhet, gjithmonë SHBA do jetë aleat i Shqipërisë.

-Amerika është përballë një procesi zgjedhor. Si duhet të sillet shqiptari i Amerikës me zgjedhjet atje?

-Duhet të isha Edi Rama që të jepja këtë përgjigje. Mund t’iu them këtë, që cilido nga kandidatët të rezultojë fitues jam i bindur që partneriteti dhe miqësia me Shqipërinë dhe me shqiptarët do vazhdojë sepse ka një trashëgimi në shtetin amerikan, në politikën amerikane. Roli i diasporës shqiptare në Amerikë është injoruar pa të drejtë nga Shqipëria në vijimësi. Kam pasur rastin të shikoj sa potenciale të jashtëzakonshme kemi ne atje. Sot ne duhet të kishim të paktën minimumin ministrin e diasporës nga shqiptarët e Amerikës. E dini ju që sot shteti shqiptar nuk ka bërë asnjë sponsorizim dhe financim për ndërtimin e një qendre të vetme kulturore për shqiptarët e diasporës./Fjala.al/Ke.Ba

https://www.youtube.com/watch?v=f5Jdq8n2v84

Të fundit

Mandati i katërt, çfarë do të ndodhë me Reformën në Drejtësi? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Eruonews Albania ku ka folur ndër të...

A është harruar totalisht Veliaj? Edi Rama jep versionin e tij të fundit për Euronews

Vetëm 7 ditë larg nga zgjedhjet e 11 Majit, kryeministri dhe njëherësh kryesocialisti Edi Rama ka qenë i ftuar në emisionin “Review”, intervista e...

Dopietë nga Balaj, Vllaznia në finalen e sezonit! Mposht 2-1 Dinamon!

Vllaznia është finalistja e parë e "Final 4" duke marrë një biletë për në sfidën e 12 majit. Në stadiumin "Arena Kombëtare" në kryeqytet, Vllaznia...

Pse i quani burrat “çyrykë”? Rama: Bëra humor, por është gjysma e së vërtetës

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania ku tha se ai nuk i ka etiketuar gjatë fushatës...

Shoqërimi i kandidatit demokrat në Fier, reagon Policia: Kundërshtoi efektivët tanë

Policia e Fierit ka ardhur me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e kësaj të diele në qendrën e këtij qytetit...

Lajme të tjera

Web TV