Rrugëtimi i studiuesit dhe shkrimtarit Moikom Zeqo për 71 vite

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Moikom Zeqo, i cilësuar si një ndër zërat e më të rëndësishëm të kulturës sonë kombëtare është shuar mëngjesin e sotëm. Prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë (leucemi akute) dhe ishte nën kurim të vazhdueshëm.

Studiuesi dhe shkrimtari i njohur Moikom Zeqo lindi më 3 qershor 1949 në qytetin e Durrësit. Familja e tij është me origjinë nga Libohova, ku bëri arsimin fillor.

Më 1967 nisi të ndiqte Fakultetin Histori Filologji, duke u diplomuar në Universitetin e Tiranës më 1971 në degën gjuhë-letërsi. Në vitet 1971-1974 punoi si gazetar dhe redaktor letrar i gazetës “Drita”. Më 1974-‘76 punoi si mësues në Rrogozhinë.

Më pas, në vitet 1979-1987 qe punonjës shkencor pranë Muzeut Arkeologjik të Durrësit. Më 1987-1990 punoi si specialist në sektorin e artit antik në Akademinë e Shkencave në Tiranë.

Në qershor të 1991 qe pjesë e grupit organizator të Kongresit të 10-të të Partisë së Punës. Më 31 janar – 10 maj 1991 u emërua kryetar i Komitetit të Kulturës dhe po atë vit iu dha portofoli i ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Më 1991 dhe 1992 kandidat për deputet, kur dhe u zgjodh dhe shërbeu deri më 1996 si deputet i PS-së. Më 1997-2005 ka qenë drejtor i Muzeu Historik Kombëtar.

Moikom Zeqo mban Urdhrin e Lartë “Mjeshtër i Madh”.

Ai është autori i 62 librave me poezi, studime arkeologjike, për historinë e artit, si dhe të një numri skenarësh për filma kinematografike e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor. Ka marrë disa herë çmime të para për librat e tij.

Krijime të Moikom Zeqos janë përkthyer në gjuhët anglisht, frëngjisht, greqisht, italisht, serbokroatisht, bullgarisht, rumanisht, polonisht, danisht, esperanto, gjermanisht. Është autor i tre ekspozitave vetjake në pikturë.

Lexo edhe :  Tradita shqiptare e dollisë, tashmë pjesë e pasurisë kulturore kombëtare

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Javë ‘përvëluese’/ Paralajmëron meteorologu: Nuk do ta besoni sa do arrijnë temperaturat

Shqipëria do të përfshihet nga një valë të nxehti me temperatura ekstreme gjatë kësaj jave. Meteorologu Hakil Osmani, në...

Falsifikonin datën e skadencës së produkteve, lihen në arrest shtëpie 2 vëllezërit

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia dy vëllezërit Agim dhe Florenc Domi administrator dhe magazinier të një ambjeti që u gjetën produkte të skaduara në Vorë. Me kërkesë edhe...

Hidhet shorti i Conference League/ Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo në panik

Është hedhur sot në Nion të Zvicrës shorti për turin e tretë kualifikues të Conference League, ku Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo City janë njohur...

‘Dy standarde’ , Spahiu zbërthen lojën e Berishës: Nëse hyn në Parlament në shtator…

Juristi Kreshnik Spahiu theksoi sot se Sali Berisha politikisht vepron me dy standarde pas humbjes së zgjedhjeve. Teksa dikur i kërkonte dorëheqjen Lulzim Bashës për humbjen,...

Takimi i “shekullit”, Putin dhe Trump mund të shtrëngojnë duart në Pekin

Kremlini ka bërë të ditur se nuk e përjashton mundësinë e një takimi midis Vladimir Putin dhe Donald Trump nëse presidentët rusë dhe amerikanë...

Lajme të tjera

Web TV