Veliaj: Gati 3 mijë pagesat e para për dëmtimet e lehta nga tërmeti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi punën për rehabilitimin e bllokut që kufizohet nga rrugët “Fabrika e Qelqit”, “Konferenca e Pezës”, “Besim Alla” dhe “Jorgo Panajoti”, ku përfshihet edhe rikonstruksioni i 14 rrugëve.

Ai tha se e gjithë zona po njeh një sërë investimesh të rëndësishme. “Në këtë lagje po fryn një erë ndryshimi. Mbaj mend kur ishim këtu para 3-4 vitesh, ishte plot me inerte të mbetura nga ndërtimi i pallateve të reja në zonën e “Misto Mames” dhe të Kombinatit, të cilat ishin kthyer në shtrat të rrugës dhe njerëzit ecnin mbi to.

Por, sot jemi dita me natën! Më vjen mirë sepse këtu jeton një komunitet jashtëzakonisht i madh, me njerëz nga çdo cep i Shqipërisë,është një mozaik bindjesh, pikëpamjesh, e megjithatë njerëzit janë bërë bashkë sepse bashkëpunimi është çelësi”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku siguroi banorët se investimet do të vijojnë edhe me blloqet e tjera të banimit, për të sjellë më shumë urbanizim. “Siç e filluam me rrugën kryesore të Kombinatit, vazhduam deri në Vaqarr, ku u bënë blloqet nga të dyja anët e Kombinatit të vjetër, puna që po bëjmë në “Misto Mame”, afër Fabrikës së Qelqit, sjell të njëjtën cilësi për njerëzit”, u shpreh ai. Veliaj dha lajmin e mirë edhe të nisjes së punimeve për rikonstruksionin e dy shkollave “Lasgush Poradeci” dhe “Musine Kokalari”.

Por, lajmi i mirë i kësaj jave është nisja e dhënies së pagesave cash për të prekurit nga tërmeti. Veliaj bëri me dije se shumë shpejt do të fillojnë edhe projektet e rindërtimit për dy kategoritë e tjera.

“Këtë javë do të bëjmë 3 mijë pagesat e para cash për familjet me dëmtime të shkallës DS1, DS2, DS3; pra, dëmtime që mund të riparohen. Nga java tjetër fillojmë ndërtimin e shtëpive individuale, kryesisht për zonën e Sharrës dhe periferinë e Kombinatit. Për pallatet që do të prishen, inxhinierët kanë vlerësuar deri tani 41 pallate, kryesisht në Kombinat”, nënvizoi ai./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“The Traitors Prom” – spektakli ikonik, tani me një melodramë të ndezur në maksimum

Royal Albert Hall, Londër. Claudia Winkleman në rolin e prezantueses, ndërsa Orkestra Simfonike e BBC-së nga Skocia interpretonte mjeshtërisht...

“Karrota nga një anë, shkopi nga ana tjetër”, Rama: Masa represive për ndërtuesit

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa ‘represive’ ndaj ndërtuesve që nuk zbatojnë besnikërisht projektet dhe lejet e ndërtimit. Rama theksoi se ndihma dhe mundësitë...

Google dështoi të paralajmërojë 10 milionë njerëz për tërmetin në Turqi

Google ka pranuar se sistemi i tij i paralajmërimit të hershëm për tërmetet dështoi të njoftonte me saktësi njerëzit gjatë tërmetit vdekjeprurës në Turqi...

Ngjarje e rëndë/ Tronditet futbollisti i njohur, djali i tij 1-vjeç humb jetën

Mesfushori i Barit, Mathias Verreth ka humbur djalin e tij 14-muajsh pasi ndërroi jetë. Lajmi tronditi të gjithë komunitetin me klubin që njoftoi, në...

A është noti pas ngrënies i dëmshëm?/ Fakte që duhet t’i dini

Nëse keni probleme me zemrën ose qarkullimin e gjakut, bëni kujdes, sepse çdo hyrje e papritur në ujë mund të shkaktojë probleme Rekomandimet verore, si...

Lajme të tjera

Web TV