Fotot e luftës që bënë epokë/Foto-kujtesë për 8 milionë kuajt e vrarë në një luftë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Një foto, sa një mijë fjalë”, nuk është vetëm një slogan. Kështu mund të konsiderohet dhe një foto e tillë që vjen nga Lufta e Parë Botërore. Kjo foto tani konsiderohet edhe si art konceptual, ndaj është përfshirë në katalogët e artit modern.

Lufta e Parë Botërore, apo siç njihet ndryshe, “Lufta e Madhe” ishte lufta që përfshiu pothuajse të gjithë botën, nga viti 1914 deri në vitin 1918. E paparë ndonjëherë në historinë e njerëzimit, gjatë 52 muajve, Lufta e Madhe përfundoi me humbjen 20 milionë jetëve. Shtetet e Bashkuara lanë të vrarë 114 mijë amerikanë, dy herë më shumë se numri i të vrarëve në Vietnam.

Britania mobilizoi 11 milionë ushtarë, nga të cilët më shumë se 700 mijë gjetën vdekjen. Gjermania e humbi luftën e bashkë me të edhe 2 milionë njerëz. Francezët humbën 1,7 milionë njerëz dhe në vitin 1918 e gjithë Franca numëronte të paktën 630 mijë vejusha lufte. Në Evropën Lindore, pasojat ishin po aq katastrofike.

Në Serbi gjeti vdekjen 15 % e popullsisë. Rusët humbën pothuajse po aq njerëz sa francezët. Ndërsa humbjet e turqve nuk u llogaritën ndonjëherë. Në një farë kuptimi, Lufta e Madhe ishte një luftë e modës së vjetër: gjermanët mobilizuan 715 mijë kuaj, ndërsa austriakët 600 mijë. Ushtria britanike e 1914-s ishte më e mekanizuara nga të gjitha ushtritë, por prapëseprapë kishin nevojë për kuaj dhe kjo kërkesë u rrit vetëm kur lufta përparoi.

Lufta e Madhe përfshiu gjashtë kontinente: Evropën, Azinë, Afrikën, Amerikën e Jugut, Amerikën e Veriut dhe Australinë. Ajo ishte kryesisht e përqendruar me dy blloqet. Blloku i Antantës, ku bënte pjesë Britania, Franca dhe Rusia dhe Blloku Tripalësh, ku bënte pjesë Gjermania, Austro-Hungaria dhe Italia.

Lufta shkaktoi shpërbërjen e katër perandorive: Perandorisë Austro-Hungareze, Prusisë, Perandorisë Osmane dhe Perandorisë Ruse. Lufta e Madhe filloi më 28 korrik 1914 dhe përfundoi më 11 nëntor 1918, me fitoren e Antantës. Në vitin 1918, ushtarët amerikanë përpunuan një set fantastik fotografik, për të nderuar miliona e miliona ekuipazhe që luftuan dhe dhanë jetën gjatë Luftës së Parë Botërore.

Lexo edhe :  Rivendosja e zonave detare rikthen speciet

Kjo foto tregon 650 ushtarë të rreshtuar në formën e një koke kali, që paraqet një lloj solidarizimi për kuajt e vrarë gjatë kësaj lufte. Secili nga këta ushtarë që duken në foto, humbi kalin e tij në Luftën e Parë Botërore.

Në këtë mënyrë ushtarët falënderojnë kuajt me sloganin prekës: “Nuk janë vetëm ushtarët që luftuan për vendin e tyre”. Kjo foto historike dëshmon se sakrifica e këtyre kafshëve trime nuk kaloi pa u vënë re.

Miliona kuaj dhe kafshë të tjera shërbyen gjithashtu gjatë kohës së luftës dhe kjo foto e veçantë tregon sa shumë i vlerësonin njerëzit kuajt e luftës dhe sakrificën e tyre. Fotografia prekëse, bardh e zi, që deri tani ka mbetur pa autor, besohet se është shkrepur nga oficerët e Departamentit nr. 326 në Camp Cody, New Mexico.

Fotografia në fjalë konsiderohet si vepër arti. Fotoja, ku pozojnë 650 oficerë amerikanë, u kushtohet 8 milionë kuajve të vrarë në Luftën e Parë Botërore. Ndërsa kuajt kanë shërbyer në shumë luftëra të tjera, numri i madh i kuajve të vrarë në Luftën e Parë Botërore ishte mahnitës; rreth tetë milionë kuaj e, po ashtu, shumë mushka dhe gomerë u vranë në luftë.

Nga 1 milion kuaj që lanë Anglinë për në frontin e Perëndimit, vetëm 60 mijë u kthyen. Ndërsa më shumë se një milion qen u vranë gjithashtu gjatë Luftës së Parë Botërore. Kuajt vuajtën kushte të tmerrshme, dhe u vranë më shpesh në vijat e përparme nga zjarri i mitralozit dhe sulmet me gaz.

Kuajt dhe të ngjashmit e tyre gjithashtu ndihmuan në transportimin e ushqimit, ujit, municionit, dhe furnizimeve mjekësore, në distanca të gjata dhe terrene të ashpra. Trimëria e tyre frymëzoi librin “Kali i luftës”, shkruar nga Michael Morpurgo, i cili më vonë u përshtat në një film me të njëjtin titull të regjisorit Steven Spielberg.

Përgatiti për botim: Leonard Veizi

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Përfitimet shëndetësore të pirjes së ujit para gjumit, ja cilat janë ato

Uji ndihmon në rikthimin e lëngjeve të humbura përmes metabolizmit, frymëmarrjes, djersitjes dhe largimit të mbeturinave. Gjithashtu ju ndihmon të...

11 maji/SPAK në terren,‘konstituohen’zyrat në 12 qarqet!Fokusi,hetimi i krimeve zgjedhore

Tre ditë pas nisjes së fushatës, SPAK ka zbritur në terren. Ashtu siç ishte parashikuar në strategjinë e Prokurorisë së Posaçme për krimet zgjedhore tashmë 16 zyrat në...

“Mes viktimave ishte dhe një foshnje”, Zelensky reagon pas sulmit rus

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se një foshnje e lindur këtë vit ishte ndër viktimat e sulmit rus në Sumy.“Raketa goditi mu në zemër...

Humbën rrugën duke eksploruar “Shpellën e Pëllumbasit”,policia shpëton 2 turistë gjermanë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë ndërhyrë për gjetjen dhe vijnë në ndihmë 2 turistëve gjerman të cilët humbën rrugën gjatë eksplorimit...

Dhuna serbe ndaj futbollistit shqiptar/ FSHF dënon ngjarjen në Bosilegrad të Serbisë

Federata Shqiptare reagoi ndaj ngjarjes së turpshme të ndodhur në 6 prill në Bosilegrad të Serbisë në sfidën mes Mladost dhe KF Tërnocit. Atë ditë...

Lajme të tjera

Web TV