Integrimi/Shqipërisë i vihet një afat fundor për plotësimin e 15 kushteve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Grupi Parlamentar PPE-së dorëzoi dje në Parlamentin Evropian një amendament për rezolutën mbi Ballkanin Perëndimor, ku Shqipërisë i kërkohet plotësimi i 15 kushteve për integrim deri në vjeshtë, kur pritet të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare nga vendet anëtare.

Rezoluta e hartuar nga eurodeputeti kroat, Tonino Picula, është e përgjithshme dhe nuk përmend kushtet që BE-ja i caktoi qeverisë Rama, në mars 2020. Amendamenti mban firmën e eurodeputetes Kinga Gàl, raportere e PPE-së për këtë rezolutë me kërkesën e raporterit për Shqipërinë, David Lega, dhe me pëlqimin e koordinatorit Michael Gahler, cilëson se Parlamenti Evropian: “Thekson 15 kushtet e caktuara nga Këshilli i Bashkimit Evropian që Shqipëria duhet të ketë përmbushur përpara thirrjes konferencës së parë ndërqeveritare me shtetet anëtare”.

Kjo është iniciativa e dytë e PPE-së për këtë çështje, pas një deklarate të bërë para tri ditëve, ku përmendeshin disa herë 15 kushtet dhe listoheshin veçanërisht ato më pikantet: dënimi i votëblerësve, anulimi i ligjeve për median, nevoja për zgjedhje vërtet të lira e të ndershme, si edhe anomalia e madhe e pushtetit lokal.

Javën e shkuar u mësua se qeveria kishte hequr nga plani i punës për integrimin evropian kushtin “procedimi penal i votëblerësve”, por Grupi i PPE-së inicioi dje amendamentin për 15 kushtet, duke rikthyer vëmendjen te Shqipëria kur ndodhemi vetëm disa muaj para mbledhjes ndërqeveritare që pritet të thirret nga Gjermania, pasi të marrë presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, në gjysmën e dytë të këtij viti.

 

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Sulmi i Monika Kryemadhit: “Tedi Blushi ka qenë pa shtëpi, sot ka tri. Gruaja e tij…”

Deputetja Monika Kryemadhi ka hedhur sërish akuza ndaj sekretarit të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Kryemadhi dhe Blushi prej...

Mister skandaloz për zgjedhjen e Papës! Kardinali “rinohet” me 11 muaj

Një ndryshim i pazakontë në dokumentet zyrtare të Vatikanit ka hedhur dritë mbi një mister të vogël, por me pasoja të mëdha: datën e...

SHBA vendos sanksione të reja ndaj sektorit të energjisë së Iranit

SHBA-të po vendosin sanksione të reja ndaj sektorit të energjisë së Iranit mes përpjekjeve të vazhdueshme të administratës Trump për të arritur një marrëveshje...

I ftohti dëmton 2 mijë rrënjë kivi në Llakatund, fermeri: Ia kam lënë Zotit në dorë!

Për të pasur sukses në bujqësi nuk mjafton vetëm toka pjellore, duhet përvojë dhe durim përballë të papriturave. Që prej vitit 2004, Qazim Muhametaj...

Adriatiak Lapaj, takim me fierakët: Më 11 maj do të kemi 300 mijë vota në kuti

Me afrimin e ditës së zgjedhjeve, kandidati i pavarur dhe një nga zërat më të artikuluar të opozitës qytetare, kryetari i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”,...

Lajme të tjera

Web TV