Lëvizte i armatosur në rrugë, arrestohet një i ri në Tiranë

Një person i cili lëvizte i armatosur, është vënë në prangat e policisë së Tiranës.

Nga forcat e posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me efektivët e komisariatit Nr. 1, në rrugën “Todi Shkurti”, gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i Nj. K., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik, të riut i janë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me 6 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim./Bl.Ba/Fjala.al