“Marinari puth infermieren”, foto-simbol e ndjenjave të brishta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pikërisht në kohë luftërash dashuria bëhet më e ndjeshme. Meshkujt mobilizohen, shkojnë në front dhe nuk dihet në kthehen më pranë të afërmve të tyre. Në këtë mënyrë dashuria për gratë, të fejuarat apo të dashurat, bëhet edhe më treguese. Këto foto historike ilustrojnë dashurinë midis çifteve të luftës.

Dhe dashuria është pasqyruar bukur në to. Marinari që puthet me një infermiere në Times Square të New York-ut është fotoja ikonike që simbolizon fundin e Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1945. Fotografitë e rralla të kohës së luftës tregojnë një kënd tjetër, atë që dashuria gjithmonë do ta gjejë një mënyrë për t’u shfaqur bindshëm, dhe ju ndoshta një histori të ngjashme nuk do ta gjeni në asnjë libër.

Kohët ndryshojnë. Asgjë nuk mbetet e njëjtë përgjithmonë. Edhe gjatë shekullit XX shumë gjëra kanë ndryshuar. Ne kemi parë ndryshime në stilin e jetesës, muzikë, pajisjet shtëpiake, medikamentet  dhe sistemet kompjuterike.

Megjithatë, pavarësisht se si ka evoluar teknologjia, ekziston një çështje që ka mbetur gjithmonë e njëjtë dhe e pandryshueshme, një gjë nuk ndryshon pa marrë parasysh se kalon koha, dhe kjo është dashuria.

Ne e konsiderojmë të mirëqenë se kur i themi dikujt “Flasim më vonë”, “Shihemi më vonë”, “Do të kthehemi së shpejti”. Por ky nuk ishte rasti i Luftës së Dytë Botërore, ku njerëzit nuk e kishin idenë, nëse do të bashkoheshin ndonjëherë me miqtë dhe familjen.

Dhe, për fat të keq, shumë nuk e patën atë fat. Këto foto të kohës së luftës, duke marrë parasysh rëndësinë kulturore, vlerën e lajmeve dhe estetikën e përgjithshme, futen në koleksionin e mrekullueshëm si tregues i ndjenjave që përfaqëson dashurinë, pafajësinë, dëshpërimin, humbjen dhe këmbënguljen e padurueshme brenda nesh.

Lexo edhe :  20 Korrik 1944: Komploti i fundit kundër Rajhut, shansi për të ndryshuar historinë

Gjithashtu, këto fotografi shërbejnë për të na kujtuar se jeta është e shkurtër, kështu që mos prisni deri në ditën e Shën Valentinit për t’i thënë dikujt që i doni. Ia thoni në çdo çast!

Përgatiti për botim: Leonard Veizi

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Gjergj Luca ironizon “Thurjen”: Mbahu Shaban, qëndro burrë!

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria...

Ngjarja e Fierit, gazetarja zbulon detajet: Ishte masakruar në pjesët intime!

Anesti Rama 56 vjeç u vra në mënyrë makabër nga vajza e tij Emanilda Rama 26 vjeç në Fier. Burime bëjnë me dije se...

Përmbysje e madhe në “Loro Boriçi”, Vllaznia triumfon në ndeshjen e parë ndaj Vikingur

Vllaznia fiton 2-1 ndaj Vikingur Reykjavik në Shkodër, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, që...

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Kjo është përgjigjja e Arlind Qorit

Kreu i i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, ka përsëritur distancimin e tij politik nga dy partitë e mëdha, PS dhe PD, duke theksuar se...

Alarm për serbët, ushtarët kroatë janë në kufirin e Kosovës

Serbia është alarmuar pas lëvizjeve të fundit të KFOR në kufi me Shqipërinë. Misioni i KFOR-it i NATO-s, i përforcuar nga anëtarë të ushtrisë...

Lajme të tjera

Web TV