COVID-19, rreth 32% e kompanive do të shkurtojnë stafin për të mbijetuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbi 47% e bizneseve ulën qepenat gjatë periudhës së emergjencës, të shkaktuar nga pandemia e COVID-19, 42% vazhduan punën pjesërisht dhe vetëm 11% nuk e ndërprenë aktivitetin e tyre, pavarësisht situatës. Të dhënat janë publikuar në anketën “Covid-19 mbi bizneset”, e përgatitur nga Sekretariati i Këshillit të Investimeve.

Sipas sektorëve, akomodimi, aktivitetet e zinxhirit ushqimor dhe agjencitë e udhëtimit/ operatorët turistikë, të lidhur me turizmin janë më të prekur nga situata COVID-19. Konkretisht, 94% e aktivitetit të turizmit e ndaloi punën plotësisht ose pjesërisht. Në të kundërt, sektori i bujqësisë deklaron se është më pak i prekur nga situata e jashtëzakonshme, më specifikisht 24% të kompanive të cilat nuk e ndaluan aktivitetin dhe 57% të cilat pjesërisht e vazhduan aktivitetin.

Pavarësisht nga madhësia ose sektori, shumica e kompanive vlerësojnë se ndikimi i COVID-19 do të zgjasë deri në 1 vit. Ndërkohë, për të siguruar vazhdimësinë e biznesit, kompanitë deklarojnë se kryesisht do të përdorin të ardhura të mëparshme të akumuluara (34%), si edhe do të ulin kostot (32%) fokus shkurtimi i vendeve të punës, ose ulja e prodhimit. Marrja e kredisë në bankë konsiderohet si opsioni i tretë.

Më specifikisht nga pikëpamja sektoriale, bujqësia, ndërtimi dhe tregtia konsiderojnë mbështetjen me hua bankare. Ndërsa, industria dhe turizmi fokus do të kenë uljen e kostove, ndërsa shërbimet kryesisht do të përdorin të ardhurat e tyre të akumuluara. Pyetësorit iu përgjigjën 833 kompani të shpërndara në të 12 qarqet e Shqipërisë.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Dy vite në qeli për burrat që mungojnë në faljen e xhumasë

Shteti Terengganu në Malajzi ka miratuar një ligj të ri që parashikon ndëshkime të ashpra për burrat myslimanë që...

Erdogan telefonon Putinin! Çfarë i tha presidenti turk?

Turqia mbështet përpjekjet për të vendosur një paqe të përhershme në Ukrainë, me pjesëmarrjen e të gjitha palëve. Kështu i tha Presidenti Rexhep Tayyip Erdogan...

Industria e prodhimit të armëve, PD kërkon hetime! “Kemi dyshime…”

Partia Demokratike denoncon me forcë një aferë të re dhe tepër të rëndë korruptive, e cila cenon drejtpërdrejt sigurinë kombëtare të vendit. Në maj...

Momente të frikshme në aeroport, një person i vë flakën sportelit të biletave

Një ngjarje e frikshme ndodhi mëngjesin e së mërkurës në Terminalin 1 të Aeroportit të Malpensës, pas një zjarri të shkaktuar nga hedhja e...

Zini vendet tuaja, masakra është gati të fillojë: Debutimi i Tarantinos në West End?

Regjisori ka njoftuar se po i kthehet teatrit dhe së shpejti do të ngrejë një shfaqje në Londër. Grupet e publikut të shfaqjeve të...

Lajme të tjera

Web TV