“Grafiku si dhëmbët e sharrës së thyer”, eksperti reagon ashpër pas rasteve të sotme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku Erion Dasho ka kritika për Komitetin e Ekspertëve duke e akuzuar për testim jo efikas apo survejance epidemiologjike pas rënies së sotme të rasteve me COVID-19.

Dasho thotë se grafiku tashmë i është rikthyer formës së çuditshme të dhëmbëve të sharrës së thyer dhe kjo krijon pabesueshmëri dhe mungesë serioziteti.

Mjeku shprehet se Shqipëria po ngelet në dorën e tekave të virusit nga mungesa e sistemit prej Komitetit të Ekspertëve.

“I miri, i keqi, i çuditshmi!!! Komunikimi i rasteve të sotme me COVID i vendos vulën e pabesueshmërisë shifrave tona zyrtare!

Në momentin kur grafiku nisi t’i ngjante një kurbe dhe sot shpresohej sheshimi i saj (rasti më i mirë) ose rritja e mëtejshme (rasti më i keq), ndodhi çudia: rastet pothuajse u përgjysmuan në raport me ditë e djeshme.

Kjo situatë tregon se megjithëse kanë kaluar më shumë se tre muaj, komiteti i “ekspertëve” nuk ka arritur të zbatojë një sistem testimi sado pak efikas apo një sistem survejance epidemiologjike sado pak të besueshëm”, shkruan Dasho.

Më tej ai thekson se, “Që prej datës 18 maj, në Shqipëri është duke ndodhur transmetimi i papenguar i COVID dhe pritshmëria është që kurba ditore e rasteve t’i nënshtrohet ligjësive të normalitetit.

Rikthimi i grafikut me formën e çuditshme të dhëmbëve të sharrës së thyer i vendos përgjigjes shqiptare ndaj COVID vulën e pabesueshmërisë dhe mungesës së profesionalizmit.

Pak besueshmëri dhe seriozitet ju lutem! Po humbisni respektin dhe vëmendjen e qytetarit! Po e lini vendin në dorën e tekave të virusit!”/Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Foto nga Delvina, rrezikohen depozitat e gazit në lagjen ‘’Kasapaj’’

Orët e para të mëngjesit u duk se zjarri në Delvinë u izolua dhe po vihej nën kontroll. Por...

Arrestohen 8 zjarrvënës, i riu dogji tokën pas sherrit me fqinjët

Tetë zjarrvënës janë arrestuar nga policia në disa qytete të ndryshme, pasi veprimet e tyre shkaktuan djegien e disa hektarëve tokë arë, pemëve të...

“Shqipëria me mua do ishte duke ndihmuar Greqinë dhe Italinë”

Në një konferencë për mediat të mbajtur këtë të mërkurë, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se nuk ka marrë masa...

Dom Gjergj Meta: “Ta ruajmë tokën si sytë e ballit”

Dom Gjergj Meta, President i Konferencës Ipeshkvnore, ka bërë një thirrje nga zemra përmes një shkrimi lidhur me zjarret që kanë përfshirë vendin dhe...

E bujshme! Klubi italian interesohet për Mirlind Dakun

Rashid Rakhimov, trajneri i Rubin Kazan, foli pas ndeshjes së humbur 3-0 kundër Zenit Shën Petersburgut. Gjatë intervistës, tekniku i rusëve u shpreh edhe...

Lajme të tjera

Web TV