“Krijoni komision hetimi”, vëllai i George Floyd i kërkon drejtësi OKB-së

Philonise Floyd, brother of George Floyd, gives his opening statement during a House Judiciary Committee hearing to discuss police brutality and racial profiling on June 10, 2020 on Capitol Hill in Washington,DC. (Photo by MICHAEL REYNOLDS / POOL / AFP) (Photo by MICHAEL REYNOLDS/POOL/AFP via Getty Images)

Vëllai i George Floyd ka kërkuar hetim për vrasjet e afro-amerikanëve nga policia në SHBA. Ai i ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara të mërkurën, që të krijojnë një komision të pavarur.

“Viktima mund të isha unë në Mineapolis atë ditë. OKB në Gjenevë duhet që të hetojë urgjentisht rastin, të shqyrtojë racizmin dhe dhunën e policisë amerikane”, tha Philonise Floyd, vëllai i të ndjerit.

“Shpresoj që ju do të konsideroni krijimin e një komisioni të pavarur hetimi për të hetuar vrasjet policore të njerëzve më ngjyrë në SHBA dhe të protestuesve”, shtoi ai.

Rikujtojmë se vdekja e George Floyd shkaktoi protesta masive në SHBA dhe në mbarë botën. Ka.li/fjala.al