Basha në Farkë: Porosita sipërmarrësit të mos bëhen vegël e asnjë pushteti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte në periferinë e Tiranës për të parë nga afër sipas tij si ka ndikuar mungesa e mbështetjes së qeverisë, veçanërisht pas pandemisë. Burime nga PD bëjnë me dije se Basha bisedoi në Farkë me pronarin e një ofiçine makinash, që u ankua se mbështetja ka qenë e ulët. Basha akuzoi se sjellja ndaj biznesit ka qenë harbute.

“Duhet të përsëris edhe një herë thirrjen ndaj çdo punonjësi të administratës, të mos bëhet vegël e një pushteti në ikje. Kam porositur të gjithë sipërmarrësit që kam takuar në Shqipëri të mbajnë shënim emrat e atyre që i terrorizojnë dhe që abuzojnë me ligjin, sepse në nga zotimet e para dhe punët e para që do të bëjmë nesër në qeverisje do të jetë ballafaqimi një për një me abuzimet dhe me ligjin.

Nuk kam për të zgjatur asnjë ditë, asnjë javë në detyrë, ata që abuzojnë me ligjin, ata që mbushin xhepat e tyre në këto ditë të fundit të këtij pushteti abuziv, i cili, në vend që të mendojë për shqiptarët, vazhdon edhe këto ditë kritike për shëndetin dhe ekonominë e vendit” tha zoti Basha.

Kreu i opozitës, po sipas zyrës së shtypit të PD-së u fokusua edhe tek mungesa e mbështetjes nga qeveria për bizneset. “Ka mbushur xhepat e 4-5 oligarkëve ndërkohë që nuk jep asnjë lloj mbështetje apo një mbështetje tërësisht të papërfillshme, e cila shuhet nga shpenzimet, si qiraja apo faturat e dritës, të cilat kanë ardhur afrofe, faturat e ujit e kështu me radhë” u shpreh Basha.

“Me të vërtetë nuk janë ditë të lehta për vendin, nuk janë ditë të mira për vendin, janë ditë shumë të vështira për shumicën e shqiptarëve, por ka një lajm të mirë dhe lajmi është që Shqipëria ka potenciale të jashtëzakonshme dhe me një qeverisje të përgjegjshme, me një qeverisje që buron nga vota juaj dhe që përgjigjet para jush, është plotësisht e mundur të bëjmë të paktën atë që bëjnë dhe vendet e tjera të rajonit, të bëjmë të paktën atë që bën Kosova, apo vendet e tjera fqinje, të mbështesim sipërmarrjen e vogël, të fuqizojmë konsumin duke rritur fuqinë blerëse, duke çuar paratë e taksapaguesve, paratë tuaja, paratë e shqiptarëve aty ku kanë më shumë nevojë sot njerëzit dhe jo aty ku kanë më shumë nevojë oligarkët dhe ortakët e tyre të babëzitur në qeveri” theksoi Basha./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Rudina Dembacaj bëri ndryshimin drastik në pamje, miqtë nuk janë dakord?

Rudina Dembacaj së fundmi ka zbuluar se ka bërë një ndryshim drastik në look-un e saj. Përmes një postimi...

Kontrabandë cigaresh, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë

Tiranë Goditet një rast i kontrandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë. Iu gjetën në banesë, 88 steka me cigare, pa pullë fiskale, të cilat...

Arrestohet azilanti shqiptar në Angli,u kthye në“Mr. Big”në trafikun e njerëzve me kamion

Një shqiptar i cili mbërriti si azilant në Angli 26 vite më parë u kthye në udhëheqësin e organizate kriminale të trafikut të njerëzve. Adriaktik...

10 të besuarit e Trump që do të marrin në dorë SHBA-në

Donald Trump është zotuar të prezantojë ndryshime të shpejta dhe rrënjësore që nga dita e parë kur të kthehet në Shtëpinë e Bardhë më...

Arrestohet me kërkesë të SPAK, Kreshnik Farruku

Kreshnik Farruku, i njohur si kreu i klanit "Farruku'  është arrestuar mbrëmjen e 11 janarit me urdhër të SPAK. Ai është sjellë në Tiranë. Ndërkohë...

Lajme të tjera

Web TV