Hajdari: PD 2 vite luftë për tenderin e identifikimit biometrik, Basha në vend numëro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga foltorja e Kuvendit deputetja demokrate Rudina Hajdari me tone të forta ka akuzuar opozitën jashtë parlamentare PD-LSI se bëri dy vite revolucion me molotov dhe protesta pasi dogji mandatet dhe në fund rezultoi se e bëri gjithçka për një tender, atë të identifikimit biometrik.

“Këshilli Politik nuk bëri asgjë, përfundoi duke e lënë atë sistem sikur është duke mos bërë asgjë. PS, PD, LSI ranë dakord se sistemi aktual është më i mirë. Thanë le ta lëmë sikur ishte, po kjo opozita jashtëparlamentare pse i dogji mandatet, kur numërimi, administrata është mirë. Pse i nxorët njerëzit në rrugë, pse i latë bashkitë rrugëve?

Rama do të shkojë në pension politik, po i hapi listat. Por nuk e kuptoj atë lider opozite që do të rrijë sikur është, nuk e do votën e diasporës, depolizitimin e administratës. Opozita mori vetëm një tender për identifikimin biometrik. Bëri revolucion, nxori njerëzit në rrugë, bëri luftë për dy vite me radhë për tenderin e identifikimit biometrik”, u shpreh Hajdari.

Më tej ajo theksoi se ata donin të vendosin në kod, që opozita të përcaktonte tenderin për identifikimin biometrik. “E bënë gjithë atë luftë për të fituar atë tender. Por nuk merrem më me atë se është humbje kohe. Edi Rama ti gabohesh nëse mendon se ne jemi kartonë të votojmë atë reformë pa ndryshuar sistemin.

Nëse ke ndërmend të shpallesh diktator mund ta bësh, nëse ke ndërmend, bashkë edhe me Bashën, thuaje, ne jemi bashkë dhe do të shpallim diktaturën. Edi Rama na premtove se do ta bëjë reformën me dy faza. Unë e ngjita atë shkallë, se vura interesin e shqiptarëve para meje, po tani ti ku e ke shkallën tënde, çfarë do të bësh ti? Sot listat e hapura i do e gjithë shoqëria shqiptare. Jeni bërë sulltanë.

Lexo edhe :  Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Nëse ke ndërmend që të shpallesh diktator në sytë e botës, diktator bashkë me Bashën. Dilni bashkë aty dhe pranoheni para popullit dhe iu thoni që jeni diktator. Kjo është detyra jote, t’u japësh shqiptarëve listat e hapura dhe të mos mbrosh interesin tënd dhe opozitarin. Nëse do t’i thuash këtë botës që do të shpallës diktator mos e mbaj premtimin por duhet ta mbash premtimin sepse ku Kuvend nuk mund ta lërë atë kod zgjedhor siç është.

Ne nuk do i kthejmë kurrizin shqiptarëve. Do ta kundërshtojmë atë kod deri në fund. Janë ata njerëz që kanë hedhur baltë mbi këta deputetë por ja ku janë sot. Ka ardhur koha për një garë reale. Ka ardhur koha që para popullit të fitojë ai që e meriton. Nuk ka votë, nuk ka kod nuk ka asgjë që mund të negociosh në këtë parlament pa ndryshuar zërin e opozitës dhe të popullit shqiptar”, tha Hajdari./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV