Provimet e maturës/ Shahini-pedagogëve: Keni frikë nga kërkesat e kohës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme janë përfunduar të gjitha provimet e Maturës Shtetërore dhe tashmë ka ardhur edhe reagimi i Ministres së Arsimit, Besa Shahini.

Në një postim në ‘Facebook’, Shahini iu është drejtuar të gjithë atyre që kanë reaguar me kritika ndaj testeve.

Ajo ka është shprehur se pedagogët që kanë mbireagur e kanë bërë këtë gjë, pasi sipas saj janë të frikësuar nga kërkesat e kohës për mësimdhënie dhe vlerësim të dobishëm.

I kam ndjekur me shumë vëmendje mbireagimet e disa pedagogëve për provimin e Maturës Shtetërore. Kur e zhvesh këtë mbireagim nga petku politik dhe e adreson atë vetëm në aspektin e tij akademik, e kupton qartë se burimin e ka tek frika që këta pedagogë kanë ndaj kërkesave të kohës për një mësimdhënie dhe vlerësim shumë më të dobishëm se sa ai që ushtrojnë.”-është shprehur Besa Shahini.

Postimi i plotë:

I kam ndjekur me shumë vëmendje mbireagimet e disa pedagogëve për provimin e Maturës Shtetërore. Kur e zhvesh këtë mbireagim nga petku politik dhe e adreson atë vetëm në aspektin e tij akademik, e kupton qartë se burimin e ka tek frika që këta pedagogë kanë ndaj kërkesave të kohës për një mësimdhënie dhe vlerësim shumë më të dobishëm se sa ai që ushtrojnë.

Pastaj, kjo frikë i nxjerr ata nga vetja dhe i çon nëpër debate televizive për të bërë edhe luftën e tyre të fundit kundër të pashmangshmit modernizim, i cili ka filluar tashmë në arsimin parauniversitar, por që nuk po arrin të dëpërtojë në arsimin e lartë.

Hendeku mes arsimit parauniversitar dhe atij universitar po shkon duke u zgjeruar, sepse reforma kurrikulare shkollore, me gjithë sfidat që ka në zbatim, po e çon arsimin drejt aftësimit të nxënësve për punë apo për jetë, duke zhvilluar jo vetëm njohuritë e tyre për lëndë të caktuara, por njëkohësisht edhe aftësitë për t’i aplikuar këta njohuri në praktikë. Ndërkohë, pedagogët e universitetit po refuzojnë kokëfortësisht ta ndjekin këtë trend.

Nuk mjafton vetëm të dish se kur dhe ku ka lindur Naim Frashëri apo çfarë simbolizon ai dhe veprat e tij për kombin tonë. Duhet të zotërosh gjithashtu edhe aftësinë të komentosh mbi veprat e Frashërit përmes eseve të mirë-argumentuara, si dhe të njohësh dallimin mes esesë argumentuese dhe asaj përshkruese. Sikurse nuk mjafton ta konsumosh letërsinë në mënyrë pasive dhe të vlerësohesh sipas saktësisë së identifikimit të personazheve apo riprodhimit përmendësh të elementëve kryesorë të veprës, por nevojitet lexim aktiv që rrit kuptueshmërinë.

Lexo edhe :  Berisha takon Presidentin e IDU në Bruksel: E njoha me farsën zgjedhore

Kritikët e provimit të maturës janë edhe hartues pyetjesh për vlerësimin e mësuesve të rinj, të tipit: Romani “Zonja Bovari” i vendos ngjarjet në: a) Paris; b) Plazh, c) Provincë apo d) Lion …

Kjo është një nga ato pyetjet e provimit të shtetit në mësuesi që e gjeni në faqen e QSHA. Dhe ta mendosh që janë edhe 200 pyetje të tjera të ngjashme…

Problemi me këto lloj pyetjesh është se nuk masin aftësitë që duhet të kenë mësuesit në shkollë. Ato masin vetëm memorien afatshkurtër të mësuesve, një bonus i mirë ky, por aspak thelbësor për ta!

Një pedagoge në një emision televiziv po thoshte se studentët e saj të mësuesisë – pra mësuesit e ardhshëm – nuk kanë ditur t’u përgjigjen pyetjeve në testin e maturës. Ajo e thoshte këtë duke u perpjekur të argumentonte se testi ka qenë “i vështirë ” apo “absurd”, por në fakt ekspozoi problemin kryesor që kemi me mënyrën se si universitetet përgatisin mësuesit e ardhshëm (apo edhe profesionistët e tjerë).

Ajo (besoj) nuk e kuptonte në ato momente sa fliste që shumica e maturantëve i janë përgjigjur saktë shumicës së pyetjeve në test, që do të thotë se janë më të përgatitur se studentët e saj që do të bëhen mësuesit e ardhshëm. Këta maturantë, ndërkohë, do të bëhen studentët e saj dhe do t’i kërkojnë mësimdhënie që ndërton aftësi të aplikimit të njohurive dhe jo vetëm memorizim pasiv të fakteve. E thënë ndryshe, ky është presioni që pedagogët po e ndjejnë: të ndryshojnë metodat e tyre të punës në dobi të së ardhmes së studentëve të tyre.

Shpresoj shumë që pasi nxorrën gjithë këtë energji negative nëpër televizione dhe rrjete sociale, tani të mund të ulen dhe të reflektojnë për punën që po bëjnë në universitet dhe reformën e pashmangshme që duhet të zbatojnë para se studentët t’iu japin verdiktin “të tejkaluar”.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV