Rama prezanton kryenegociatorin për integrimin: Është parë si kandidat për President

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama prezantoi mesditën e sotme kryenegociatorin në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë për në Bashkimin Europian, Zef Mazin.

Kreu i qeverisë vlerësoi kontributin e tij për Shqipërinë, teksa tha se ka punuar edhe për institucionet ndërkombëtare.

Në vijim tha se ka parë edhe eksperiencat e vendeve të tjera, duke deklaruar se, “Serbia zgjodhi një politolog. Mali i Zi ia besoi këtë pozicion një eksperti bujqësie. Maqedonia e Veriut duket se do ia besojë një juristi të njohur në vend. Kroacia zgjodhi një zëvendës ministër të Ekonomisë për të përfunduar negociatat e veta shumë me sukses.

Ne kemi preferuar të vëmë bastin tonë, një bast që nuk dihet sa zgjat në kohë, me një diplomat me histori të veçantë në suazën e diplomacisë shqiptare Zef Mazit, që ka shërbyer për shumë vite për shtetin shqiptar, por ka shërbyer edhe për organizma të rëndësishëm ndërkombëtar. Ai është më shumë se diplomat”.

Për Kryeministrin, Zef Mazi hyn tek ata njerëz që përfaqëson të dyja anët e medaljes në këto 30 vjet, anën e medaljes që flet për shërbimin këtu për vendin dhe së dyti flet për eksperiencën në shërbim të një bote më të mirë jashtë vendit dhe brenda institucioneve më të mira ndërkombëtare.

“Zoti Mazi ka Cv të pasur. Ai është parë si kandidat për të qenë President.  Ky fakt vlen të përmendet si shenjë respekti ndaj figurës së tij nga të gjitha partitë që kanë qeverisur vendin. Ne jemi të vetëdijshëm që kryenegociatori duhet të jetë një person që duhet të ketë mbështetjen e të gjitha palëve. Kryenegociatori ynë do të duhet të krijojë një frymë skuadre”, deklaroi Rama.

Lexo edhe :  “Jam shalqi me provë”, Rama premton kompensimin pas zjarrit: Shtëpitë e bagëti

Ai shtoi se grupi negociator do të ketë detyrë që të përmbushë sa më shpejt detyrat që lidhen me kapitujt për integrim dhe se qeveria do e mbështesë grupin./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Kush është fajtori?

Nga Artur Ajazi Dy ditë më parë, u vra me thikë në zemër një djalosh 14 vjeçar në Bilisht. U...

Dhe ja kështu përfundoi – një lamtumirë e trishtë, e rënduar dhe tepër… fekale

Ky mbyllje me një psherëtimë përfshin një katastrofë të neveritshme hidraulike dhe një rikthim aspak bindës tek skena e fundit e "Sex and the...

Rrëfimi i Linda Ramës: Familja jonë është shtuar me një mbesë

Në një intervistë ekskluzive për revistën Newsbomb.al të muajit gusht, Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama rrëfen shumë të pathëna, nga jeta familjare,...

Policia, në alarm: Shoferët ecin me 2.5 herë më shumë shpejtësi se norma e lejuar…

Policia e Shtetit ka ngritur shqetësimin në lidhje me shpejtësinë tej normave të lejuara në aksin Levan-Tepelenë, ku kufiri i lejuar është 80 km/h,...

Konfirmohet: Zelensky do të takojë Trump të hënën në Uashington

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se do të takohet me Donald Trump në Uashington të hënën. Kjo vjen menjëherë pasi Shtëpia e Bardhë tha...

Lajme të tjera

Web TV