“Fuqia jonë është krijimi”, letra e Lasgush Poradecit për Mitrush Kutelin në 1931

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Media shqiptare prej vitesh ka shfaqur interes për korrespondencën e dy poetëve të mëdhenj shqiptarë, Lasgush Poradecit dhe Mitrush Kutelit.

Janë botuar disa korrespondenca ndër vite, por i habitshëm është fakti se fjalët e tyre janë aktuale dhe sot, pas më shumë se 90 vitesh.

Vajza e Lasgush Poradecit, Maria ka publikuar në “Facebook” një letër të të atit që i ka dërguar Mitrush Kutelit. Letra është shumë e fuqishme dhe aktuale edhe sot.

Një letër e Lasgushit drejtuar Mitrush Kutelit
(korespondence Lasgush – Mitrush, e botuar)

I dashur Dhimitraq,
Po të përgjigjem në letrën e 24 Marsit me pak fjalë, dyke qënë më një moment turbullimi shpirtëror. Ky turbullim nuk m’i merr dot mëntë. Nuk më vret. Përkundër, s’di se si t’a them: sa m’e zemruar zemra, aq m’i pastër dhe më preciz… aq m’i pasur dhe më poliedrik MALLI për t’i rënë pàs një BESIMI GAZMOR drejt DRITËS që përshkon Gjithësinë. Ajo Dritë e përshkon gjithësinë përmjet ELEMENTAVE të saj REPREZENTATIVE që janë të PAVDEKURSHME. Ti i dashur shok, të pyes, a je NJERI I VEPËRIMIT? Ndjen një DRITË UNIVERSALE në shpirtin t’ënd?? A JE ashtu sikundër KEMI QËNË, sikundër DO JEMI GJITHËNJË???
… Frikë?!
… Dëshpërim?!
… Lot?!
Lot derdhin VAITONJËSIT!
Dëshpërim pësojnë të DËSHPËRUARIT!
Frikë ndjejnë FRIKACAKËT!
As “ëndra të dërmuara” as “gjuhë të kryqëzuara”, as “ideale të përpira”, as “të arthme të mbuluar me blozë dhe me hi’ – s’ka për NE! Për NE egziston AFIRMIMI!! Afirmimi i jetës, dhe i DRITËS së saj. Për NE, ka vleftë NJË gjë: MPOSHTJA e mjerimit dyke VEPËRUAR! Jo vetëm kaq: mposhtja e mjerimit dhe NGRITJA E VETËVETES S’ONË lart-e-më-lart!
Lart-e-më-lart, gjer ne DRITA e përjetësisë! Jo vetëm kaq: Ngritja e vetëvetes DHE E KOMBIT t’onë! Jo vetëm kaq. Ngritja e kombit DHE E BOTËS SË TËRË njëkohësisht! Kupton??? JA!! KY ËSHTË VEPËRIMI JONË!!
Ç’është ERRËSIRA?
Dheri rëndon…,
Ujët kullon…,
Miza kafshon…,
Errësira – ERR!

Ç’është DRITA?
Ara bleron…,
Kroj mërmëron…,
Bilbili këndon…,
Drita – NDRIT!

Qesh i dashur Dhimitraq? Qesh me këto “mësime intuicioni” naive… naivore… naiveske… naivistike…? Ti qesh! Qesh dhe unë. Qeshim të dy. Po dyke qeshur-mësojmë, ashtu si fëmija KONCEPSIONIN MË TË LARTË TË JETËS; – kuptojmë intuitivërisht dhe mistikërisht së bashku ku – Procesin gjenetik të VEPRËS së domosdoshme të një rezeje të djellit ndaj-një-mëngjezi-më-të-filluar-e-sipër…
“ATA” – i “dërmojnë ëndrat”, e “kryqëzojnë gjuhën”, e “përpijnë idealin”, e “nxijnë të arthmen” e kombit t’onë?? Po “NE”, o i shtrentë shok, “i ndërtojmë” ato ëndra, ne e “ringjallim” atë gjuhë, e “lindim” atë ideal, e “NDRITIM” atë të arthme të kombit… Sepse, kombi jonë (si çdo komb tjetër, si çdo botë tjetër në këtë gjithësi) ndjek UDHËN E ZOTIT. Ay, Kombi jonë, rron me anën e:
FUQIVE KRIJONJËSE TË TIJA.
Ti, ndjen një dritë universale në shpirtin t’ënd? Ajo Dritë, është fuqia jote krijonjëse! Ajo Dritë, është fuqia ime krijonjëse! Ajo Dritë, është fuqija e zotit krijonjës! Ajo Dritë, është DRITA E PËRJETËSISË: MALLI I PASOSUR, i mbarsur me ÇKËLQIMIN, i aktivuar me PRINCIPIN POZITIV, mall i cili REGJENERON botën, dyke KUNDËRSHTUAR, dyke mposhtur DIVIN, dyke ANULUAR gjithë çfaqjet e ERRËTA të saj, për të TRIUMFUAR, më në fund dhe përsipër të gjithave me KRIJIMIN ORIGJINAL të mijërash e qindra mijërash POSIBILITETESH TË REJA AFIRMIMI … JETE … DRITE të padukurshme … – I kam rënë pas këtij BESIMI GAZMOR drejt DRITËS, që përshkon gjithësinë, drejt UDHËS SË ZOTIT, që në fillim: Ti i shtrentë Dhimitraq, i cili i ke dashuruar aq imtësisht vjershëzat e mija, vjersha LUMTËRONJËSE NË TRAGJEDINË e tyre, nuk do të të ketë shpëtuar – mbase -, BESIMI… IDEJA… FILOZOFIJA… e tyre MALL-plote, JETË-plote, GAS-plote, PËRJETËSI-plote, dyke filluar që në fillim gjer në fund: që ne “PARAFJALA” gjer ne “GJENIU I ANIJES” dhe gjer ne “VALLJA E PËRJETËSISË”.
Me kaq mbetem yti Llazar.

Poradec 15.IV.1931

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Shqetësime për shëndetin mendor të Britney Spears, shfaqet duke kërcyer me një kukull

Britney Spears u pa në Meksikë duke zbritur nga makina me një burrë nga ekipi i saj, i cili mbante në dorë një...

Autopsia nxjerr detajet, Ilaria Sula është goditur me forcë në kokë dhe trup

Një akt i papërfytyrueshëm dhune ka tronditur opinionin publik italian dhe shqiptar. Ilaria Sula, një studente 24-vjeçare shqiptare me ëndrra të mëdha për të...

Integrimi në BE, Rama: Synojmë që të gjithë grupkapitujt të jenë mbyllur brenda 2027

Nga një konferencë të përbashkët për shtyp me Marta Kos, Komisionerja Evropiane për Zgjerim dhe Radosław Sikorsi, Ministër i Punëve të Jashtme i Polonisë, kryeministri...

“Krijoi monopol”, gjykata mund të detyrojë Zuckerberg që të shesë Instagram

Një gjykatë amerikane në Uashington mund të sjellë telashe serioze për gjigandin e rrjeteve sociale, META. Departamenti për mbrojtjen e konsumatorit dhe konkurrencës në Shtetet...

Humbi kontrollin e motomjetit, vdes 16-vjeçari në Shkodër

Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 18:20, në vendin e quajtur “Stom Golem”, dyshohet se një i mitur 16-vjeçar, duke drejtuar një motomjet, ka humbur kontrollin mbi...

Lajme të tjera

Web TV