Letra publike e të “mençurve”, kundër “budallenjve” në televizione!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një letër publike, një peticion, i nënshkruar nga disa figura të njohura të shkencës(kryesisht historisë dhe gjuhësisë), shkaktoi reagime. U cilësua si një lloj trakti, i tipit komunist. Edhe unë ndaj të njëjtin mendim, pak a shumë. Mund të ishte gjetur një tjetër formë. Hapësira dhe mundësitë janë të pafundme.

Por të flasim për brendinë, pra shqetësimin që ngre peticioni.
Është e vërtetë që ekrani, pra hapësira mediatike, kushton shumë lirë. Por jo për çdo lloj produkti. Ta zëmë, nëse ti do të prodhosh një ngjarje që i kontribuon edukimit të fëmijëve, promovimit të një vlerë qytetare, është gati e pamundur ta sigurosh këtë hapësirë. Por budallallëku po, ai gjen vend dhe shitet në çdo tezgë televizive.

“Disa studio televizive janë kthyer në platforma për individë të papërgatitur nga ana shkencore, të cilët promovojnë idenë se shqipja është gjuha më e lashtë në botë dhe nëna e të gjitha gjuhëve, se të gjitha gjuhët e botës shpjegohen me anë të shqipes, se ajo është gjuhë e natyrës, se kjo gjuhë nis me fillesat e njerëzimit etj” – thuhet në peticion.

Akademikët, me gjithë këtë shqetësim, nuk kanë guxuar tu vënë emra këtyre njerëzve, dhe unë në respekt të zgjedhjes së tyre, nuk po u vë emra. Por gjithkush mund të bëjë një listë se kush janë ata që flasin nëpër studio për pellazgët që na bënë kokën, për superioritetin e rracës tonë, për shqiptarët që kanë krijuar e drejtuar botën, për Greqinë që nuk dinte greqisht por ia mësuam ne shqiptarët, për çdo president amerikan që ka origjinë shqiptare etj.

Janë vërtet komikë apo jo?

Ashtu siç ka edhe nga ata që bëjnë gazetari historiko-patriotike, dhe çdo gurë e qyp të vjetër që zbulojnë e tregojnë si dëshmi të origjinës tonë pellazgo-ilire. Po ashtu, në pazarin e madh të medias ka tezgën e tij edhe një njeri që parashikon tërmetet dhe fundin e botës. Unë bie dakord me “grupin e intelektualëve”, se këto janë pallavra. Një mur të vjetër nuk mund ta përcaktosh me një të prekur me dorë se cilit shekull i përket.

Por pyetja është se përse kjo lloj “shkence” folkloriko-patriotike apo edhe budallallëqe më të mëdha, shiten çdo ditë në media? Ta zëmë, nëse një mësues do të kërkonte gjysmë ore në javë që të “predikonte” librin dhe ti nxiste fëmijët të lexonin, do ti thonin: Sa paguan për këtë?

Lexo edhe :  U mbajt peng gati 7 vite, shuhet gazetari i njohur ( EMRI)

Ka një përgjigje: Janë K-rat! Çfarë janë këto K-rat? Këto janë leximet, janë klikimet, janë shikimet e një videoje në rrjetet sociale.
Nëse ti hedh një video ku thuhet se në Shkurt do të bjerë një tërmet i madh, do të marrësh shumë K-ra!
Nëse ti hedh një video, ku një “ historian/e” thotë se Greqia nuk ka pas ekzistuar, dhe se shqiptarët janë populli më i lashtë në Evropë, sërish do të mbledhësh shumë K-ra!
Nëse ti do të shkruash se zbulohet geni i rrallë që kemi ne shqiptarët dhe që na bën më superior se sllavët, e veçanërisht serbët, do të mbledhësh edhe më shumë K-ra!

Sepse këto pallavra i lexojnë shumë “pellazgët” e thjeshtë. Ata vdesin të jenë më superiorë se serbët dhe greket. Dhe media do K-ra. Sot nuk ka parime, nuk ka etikë komunikimi, nuk ka standarde lajmi. Ka vetëm etje për K-ra. I keni parë kur zihen nëpër studio analistët? Edhe kur i hedhin ujë, apo sende të tjera në fytyrë, apo janë gati të çirren mes tyre? Është shfaqje, e bëjnë për K-ra. I thotë moderatori; Jemi keq me K-rat.

Në mars 1997, për disa ditë me radhë lajmet në kanalet ndërkombëtare hapeshin me Vlorën. Armë, krisma, tanke, vrasje, rrëmbime…. Çmenduri me një fjalë. Një ditë Euronews (ai i Europës) i hapte lajmet me palestinezët. Dhe një vlonjat bërtiti: Çuna merrni 12,7-çin (mitralozin) dhe hajde t’ia bëjmë fora, na e futi Palestina, doli lajm i parë.

Unë bie dakord që budallallëku është shpesh lajm i parë. Por që të mos dëgjohet budallai, duhet ta flasë i mençuri. Në rastin konkret, i mençuri ankohet se përse flet budallai. Sado që i mençuri nuk e ka hapësirën e budallait, po ta ngrejë zërin, sërish do e dëgjojnë. Dhe i mençuri e ka për detyrë të flasë. Sepse ky është ndryshimi. I mençuri e kupton rëndësinë e reagimit të tij, ndërsa budallai thjeshtë argëtohet.

Ndaj unë s’jam dakord me peticionin, por jam dakord me atë që shkruhet në peticion/O.S

Të fundit

“Ambicie të mëdha dhe punë të vogla”/ Të rinjtë kërkojnë jetë luksi në klipet e Noyzit

Duke komentuar mbi një raport mbi indeksin e lumturisë, sociologu Ergy Mërtiri i ftuar në “Open” në News 24,...

Kur do të vijnë emigrantët e parë nga Italia? Ja si përgjigjet Rama

Në një intervistë për një emision televiziv ai thotë se Shqipëria ka bërë pjesën e saj për t’u treguar e gatshme të presë këta...

‘Sufllaqe nga qielli nuk bien më’/ Meta: Kush ka mendim ndryshe le të ngjitet në paralele

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një takim me strukturat drejtuese në Tiranë deklaroi se partia ka hyrë në një fazë të...

Spektakël i garantuar në derbin e Londrës, formacionet zyrtare të sfidës Arsenal-Chelsea

Arsenal-Chelsea premtojnë spektakël në ndeshjen e prapambetur nga java e 29-të e Premier League. Derbi i Londrës nis në orën 21:00 në “Emirates Stadium”. Ndërsa jemi...

Çfarë po ‘kurdis’ Luiz Ejlli? Këngëtari publikon foton dhe paralajmëron surprizën

Këngëtari, Luiz Ejlli dhe reperi, Ledri Vula gjatë ditës së sotme kanë publikuar imazhe së bashku. Sikurse shihet, dyshja ndodhen brenda një studio muzikore. Pas...

Lajme të tjera

Web TV