Kategoria e Parë/Tre lojtarë të Shënkollit me simptoma të COVID-19

Ekipi i Shënkollit në ‘alarm’ pasi 3 lojtarët dyshohet të jenë pozitivë me COVID-19.

Lojtarët kanë shfaqur temperaturë të lartë dhe janë izoluar teksa i është marrë tamponi.

Në Kategorinë e Parë të Shqipërisë, ndeshja e fundit që ka zhvilluar Shënkolli është në transfertën e Orikumit aty ku 3 lojtarët e sipërpërmendur kanë pasur kontakte me një ish- futbollist i cili rezultoi me koronavirus disa ditë më parë.

La.mi/Fjala.al