Lleshaj: S’lejojmë asnjë tullë pa leje në vijën bregdetare të Sarandës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e pushtetit vendor në Sarandë. Vizita e ministrit vjen pas aksionit të policisë për pastrimin e vijës bregdetare që shtrihet nga veriu në jug.

Pastrimi nga ndërtimet pa kritere, ka qenë kryefjala e diskutimeve.

Nuk mund të lejojmë që të vendoset një gur apo një tullë pa leje në këtë vijë bregdetare. Prekja e konfiguracionit natyror të vijës bregdetare është e papranueshme, në çdo aspekt. Policia do të ketë detyra të shtuara edhe në kontekstin e sigurisë dhe do të shtohen kontrollet sa i përket respektimit të parametrave e standardeve në plazhe, nga ana e operatorëve turistikë,” deklaroi mes të tjerave Lleshaj.

Megjithatë Lleshaj bëri thirrje për angazhimin e djemve dhe vajzave të minoritetit në radhët e forcave të rendit.

Kemi nevojë për të rekrutuar djem dhe vajza të rinj nga minoritetet në Policinë e Shtetit. Për t’i lënë në këtë mënyrë që të kryejnë shërbim po pranë komuniteteve prej nga vinë. Në mënyrë që të arrijmë një preformancë më të lartë të policisë në këto zona”, tha Lleshaj.

Lleshaj bëri gjithashtu të ditur se në radhët e policisë do të shtohen efektivë të rinj.

Qeveria është tashmë në procesin e miratimit të një shtese të re në numrin e Policisë së Shtetit, Kryeministri ka dhënë miratimin e tij. Së shpejti presim të shtojmë një numër të ri mbi 500 punonjës policie.

Në Sarandë do të ngrihet një strukturë e IKMT-së e cila do të ketë si qëllim ndjekjen dhe kontrollin e gjithë territorit të kësaj zone.” la.mi/Fjala.al

Të fundit

Në nder të Papa Françeskut/ Krerët fetarë shqiptarë bashkohen në Vatikan

Krerët e Komuniteteve Fetare Shqiptare janë bërë bashkë në Vatikan për t’i dhënë lamtumirën e fundit Papa Françeskut, i...

Berisha nga Pogradeci: Çmimi i naftës do ulet me 40%, pesëfishohen subvencionet!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga Pogradeci ku prezantoi kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 11 majit, shpalosi disa nga premtimet kryesore të...

Razer prezanton ‘mausin’ e parë vertikal

Kompania Razer ka prezantuar dy versione të reja të ‘mausit’ (miut) të saj Pro Click, me një dizajn të fokusuar në rehati gjatë përdorimit. Pro...

Hap pas hapi, si zgjidhet Papa i ardhshëm

Kardinalët qëndrojnë në rreshta në funeralin e Papës. Ata janë të veshur me pelerinë të kuqe dhe një kapele në kokë. Sipas mediave të huaja,...

Këpucari shqiptar i Papës/ I dhuroi Françeskut një palë këpucë dhe e takoi atë në 2017

Një palë këpucë në thirrje të paqes. Të realizuara nga Petrit Kozeli si dhuratë për Papa Françeskun, që vijojë me një rrugetim të gjatë...

Lajme të tjera

Web TV