Aksident në Elbasan/Makinat bëhen copa, plagosen dy gra

Aksident me pasojë dy persona të plagosur është regjistruar paraditen e sotme në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Labinot Fushë-Xibrakë, ku janë përplasur dy automjete, ndërsa kanë mbetur të plagosura dy gra.

Makinat kanë pësuar dëmtime të shumta, duke u shkatërruar plotësisht.

Dy të plagosurat janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ku mësohet se fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Për shkak të përplasjes është krijuar trafik në zonë, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./Bl.Ba/Fjala.al