Elbasan/Makina përfshihet nga flakët, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

FOTO ILUSTRUESE

Një automjet është djegur gjatë natës së kaluar në qytetin e Elbasanit. Bëhet fjalë për makinën tip “Audi” në pronësi të shtetasit me iniciale M.K.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe makina e përfshirë nga flakët ka qenë e parkuar në qendër të qytetit, saktësisht në lagjen “Aqif Pasha”

Dyshimet e para janë se zjarr vënia ka qenë e qëllimshme. Shërbimet e policisë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./En.Br./Fjala.al