Për 23 ditë me radhë në koma, i shëruari nga Covid mban premtimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një burrë nga Italia kishte premtuar se nëse do shërohej nga koronavirusi, atëherë do të bënte tatuazh në trup ishullin e Siçilisë.

Ettore Cononni, 61 vjeç, tanimë e kaloi këtë sprovë dhe mbajti premtimin e dhënë.

Ai bëri tatuazhin e ishullit në gjoksin e tij me emrat e mjekëve dhe infermierëve që i shërbyen.

Një gjest mirënjohjeje në lidhje me Siçilinë dhe mbi të gjitha për të mbajtur gjithmonë në kujtimet e tij mjekët dhe infermierët që i shpëtuan jetën.

Consonni u transferua në Palermo për shkak të mungesës së shtretërve në spitalet në Lombardi dhe kur u zgjua nga koma, pas 23 ditësh, zbuloi që gjendej në Palermo.

’Një nderim i mrekullueshëm për Tokën që e ktheu në jetë, një mësim për të gjithë ata që ushqejnë urrejtje, racizëm dhe krijojnë përçarje  mes Jugut dhe Veriut.

Rrugëtim të mbarë Ettore dhe faleminderit. Të ndarë jemi asgjë, të bashkuar jemi gjithçka’, ka shkruar në facebook senatori i Italia Viva, Davide Faraone./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

DW: Gjermania, frikë për ekonominë e pak besim te kancelari Merz

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vazhdon ta bombardojë botën me tarifat e tij doganore, që pjesërisht janë edhe drastike....

OpenAI publikon modelin e fundit të ChatGPT, ja çfarë përfshin

OpenAI ka publikuar modelin GPT-5 të shumëpritur, modelin më të fundit të chatbot-it të saj të njohur të inteligjencës artificiale (AI) ChatGPT. Modeli i ri...

Jennifer Lopez shtanget në Stamboll, dyqani luksoz i refuzon hyrjen

Një ngjarje e papritur ndodhi për Jennifer Lopez, në një nga qendrat tregtare më luksoze të Stambollit. Këngëtares së famshme iu refuzua hyrja nga stafi...

“Nëna më e keqe e Australisë” merr mbi 1 milion euro dëmshpërblim

Kathleen Folbigg, gruaja që u cilësua dikur si “nëna më e keqe e Australisë”, do të përfitojë një dëmshpërblim prej mbi 1 milion euro...

Protesta për ish-krerët e UÇK, Rama: Pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin

Në Prishtinë u mbajt këtë enjte, 7 gusht, një protestë në mbështetje të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku qytetarë të shumtë kërkuan...

Lajme të tjera

Web TV