Blogerja bën tatuazh emrin e të dashurit në ballë: E di që është pak çmenduri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Videoja e postuar në TikTok nga një blogere e njohur po bën xhiron e internetit, teksa ajo shihet duke bërë tatuazh emrin e të dashurit në ballë.

“Po bëj tatuazh emrin e tij në fytyrë”, ka shkruar Ana Stanskovsky në mbishkrimet e postimeve në platformën TikTok.

Videoja, e cila ka afro 23 milionë shikime, duket se tregon gruan duke bërë një tatuazh me emrin e parë të partnerit të saj, Kevin Freshwater. Madje, ajo ka zgjedhur ta bëjë me germa të mëdha, duke mbuluar të gjithë ballin.

Natyrisht, kishte shumë që shprehën mosbesimin e tyre dhe pyesnin veten nëse ishte e vërtetë apo një mashtrim. Me shumicën e njerëzve që besojnë se ky është vetëm një truk i inskenuar, në mënyrë që vajza të fitojë më shumë pëlqime dhe shikime.

Megjithatë, në një seri klipesh që pasuan, blogerja këmbënguli se tatuazhi i diskutueshëm në ballin e saj është, në fakt, autentik.

“Po, është e vërtetë”, konfirmoi ajo në internet. “As nuk mund ta besoj se e bëra. E di që është pak çmenduri”, vazhdoi vajza. “Më pëlqen të shpreh ndjenjat e mia dhe mendoj se nëse vërtet e do dikë, duhet të jesh në gjendje ta tregosh atë”./E.Ç

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV