“S’dua të jetoj më shumë se 60-vjeç”/Gazetari zbulon bisedën e veçantë të Moikom Zeqos me Dritëro Agollin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Ilir Kadia ka kujtuar një detaj të veçantë mes shkrimtarit Dritëro Agollit dhe studiuesit Moikom Zeqo, të cilit iu bënë homazhe ditën e djeshme në Muzeun Historik Kombëtar, ku më pas u përcoll për në banesën e fundit.

Në një postim në rrjetet sociale ai ka treguar atë se çfarë i ka rrëfyer Mikom Zeqo, të cilit shkrimtari Dritëroi Agolli i kishte deklaruar se nuk dëshironte të jetonte asnjë ditë më shumë se 60 vjeç, ndërkohë që vitet kalonin dhe kur ia kujtonte këtë gjë Moikomi i kërkonte që t’ia shtynte dhe ca. Në fund të rrëfimit, Kadia shkruan se Dritëroi vdiq 87 vjeç, Moikomi 71 vjeç dhe se nuk di t’i jetë zotuar njeriu.

Postimi i plotë:

Moikomi dhe Dritëroi!

Më tregonte Moikomi në zyrën e tij,në Muzeumin Kombëtar, njëherë:” Po pinim raki me Dritëroin dhe Fatos Arapin kur befas Dritëroi deklaroi se nuk do desh të jetonte asnjë ditë më shumë pasi të mbushte 60 vjeç! Nuk i do njeri pleqtë,tha Dritëroi.Deri atëherë fëmijët do jenë rritur e bërë zotër të vetes!Do ketë qënë fillimi i viteve 80′!Mirëpo unë e mbajta mend zotimin e Dritëroit dhe kur mbushi të gjashtëdhjetat i kujtova se kishte ardhur koha të vdiste!Ma shty edhe ca o Moikom!Pa shih sa e bukur është jeta!-më tha Dritëroi.Dhe unë ja shtyva dhjetë vjet!Kur bëri shtatëdhjetë e takova prap.Hë!-i thashë.O Moikom,unë ty t’u zotova nuk iu zotova Partisë!Më lër edhe dhjetë vjet!Shih sa të bukur i kam mbesat dhe nipërit!Dhe unë e lashë!Vdiq kur deshi!”

Dritëroi vdiq 87 vjeç! Moikomi 71 vjeç!Unë nuk di t’i jetë zotuar njeriu!

/En.Br./Fjala.al

 

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV