Serbia përfundon procesin e votimit të zgjedhjeve parlamentare krahinore dhe lokale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Serbia sot mbajti zgjedhjet e përgjithshme, për të cilat u votua edhe në mjediset e banuara me shumicë serbe në Kosovë.

Në Serbi, mbi 6,5 milionë banorë kishin të drejtë vote që të zgjedhin parlamentin e ri prej 250 deputetësh. Ata po ashtu votuan për përbërjen e re prej 120 anëtarësh të Kuvendit të krahinës autonome të Vojvodinës si dhe për udhëheqjen lokale -167 sosh.

Në tri komunat jugore të Serbisë, në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, për herë të parë, pesë partitë shqiptare garuan në një listë të përbashkët.

Në Kosovë, misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) “grumbulloi” votat e shtetasve serb, të cilat më pas do të dërgohen në Vranjë dhe Rashkë për numërim.

Sipas OSBE-së, në Kosovë, të drejtë vote në këto zgjedhje kanë pasur 95,334 qytetarë.

Këtë formë të votimit dhe transportimit të votave nga Kosova, Gjykata Kushtetuese e Serbisë e ka cilësuar si jokushtetuese.

Votimi në Kosovë për zgjedhjet në Serbi, u mbajt në kohën kur autoritetet shëndetësore po regjistrojnë rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti deklaroi se ka lejuar që të mbahen votimet për zgjedhjet serbe, sipas praktikave të mëhershme.

Votuesit, si në Serbi, ashtu dhe në Kosovë, janë detyruar që të vendosin maska dhe të ruajnë distancën gjatë procesit të votimit –si masa mbrojtëse kundër koronavirusit./rel

ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Skandali i mandatit te ‘Shqipëria Bëhet’, Kolegji konfirmon vendimin që ndez debate

Pas seancës së nisur paraditen e sotme, Kolegji Zgjedhor ka lënë në fuqi vendimin e KAS që i kalon...

Flet opozitari i Putin: Ka probleme me financat dhe me rekrutimin e ushtarëve

Mikhail Khodorkovsky, ish-manjati i naftës që dikur ishte njeriu më i pasur në Rusi dhe kaloi dhjetë vjet në burg në Siberi për shkak...

Banditët me Maska të Medias

Nga Ermal Mulosmani Një ndër fenomenet më negative të medias së lirë, është mbipopullimi i saj me gazetarë të vetëquajtur “investigativë”. Të veshur me këtë emër...

U shfaq në Shqipëri në 1979, mushkonja tigër po përhapet me shpejtësi në Europën Veriore

Që nga shfaqja e saj e parë në Shqipëri në vitin 1979, mushkonja aziatike tigër (Aedes albopictus) është përhapur më tej në veri, duke...

Para se të shpërthejë debati i pashmangshëm për policinë në karnavalin e Notting Hill

Si një ish-polic i kthyer në komedian, bëj shaka mbi punën dhe përpiqem ta shpjegoj atë. Por ekziston një hendek i madh mes asaj...

Lajme të tjera

Web TV