Aksidentohen dy automjete në aksin Korçë-Pogradec, një i plagosur

Aksident me pasojë një person të plagosur është regjistruar paraditen e sotme në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur këtë të hënë në aksin rrugor Korçë- Pogradec. Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Leshnicë.

Mësohet se nga përplasja e dy mjeteve ka mbetur i lënduar një person i cili është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore nga ku raportohet se ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes po punon për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit./ Bl.Ba/Fjala.al