Covid-19/ Shkon në 82 numri i të shtruar në Infektiv, ja sa veta janë në gjendje të rëndë

Është rritur numri i personave me koronavirus të shtruar në Spitalin Infektiv, duke bërë më serioze situatën më vend.

Gjatë përditësimit të situatës së Covid-19 në vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se aktualisht në Infektiv janë të shtruar 82 persona.

Nga këta të shtruar në spital 10 ndodhen në terapi intensive ndërsa 1 është i intubuar.

“Vijon të ketë shtrime të reja te qytetarëve që kanë nevojë për trajtim spitalor si pasojë e Covid19”.-u tha në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.ka.ta/Fjala.al/