Koronavirusi prek dhe Gjykatën e Tiranës, sekretarja del pozitive

Koronavirusi mbërrin në Gjykatën Penale të Tiranës, ku një nga sekretaret që punon pranë këtij institucioni ka rezultuar pozitive me Covid-19.

Sekretarja është karantinuar dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkohë që testeve po ju nënshtrohen edhe zyrtarë të tjerë.

Aktualisht po kryhet gjurmimi i rastit në fjalë, për të zbuluar origjinën dhe deri ku është përhapur koronavirusi.

Ndërkohë pritet dezinfektimi i ambienteve të gjykatës, me synim frenimin e përhapjes së virusit./Bl.Ba/Fjala.al