Kriza e pas-Laçit vazhdon, lojtarët e Kukësit bojkotojnë stërvitjen, shkak, pagat e pashlyera

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Humbja nuk është fundi i botës, por humbja e së shtunës me Laçin, në fushën e kësaj të fundit, mund të cilësohet padyshim si fundi i shpresave që Kukësi kishte ushqyer për t’i mohuar, në “metrat e fundit”, titullin Tiranës. Përtej ankesave të drejtuesve të klubit verilindor për gjyqtarët e takimit në Kurbin, atmosfera nuk ka qenë aspek pozitive në radhët e skuadrës së drejtuar nga trajneri Orges Shehi.

Madje kanë fjalët e këtij të fundit pas humbjes me Laçin, që kanë ndezur sinjalin e alarmit tek Kukësi. “Po ikën Murinjo, e jo më unë…”. Ishte në fakt kjo batutë e Shehit që “trazoi” Kukësin. Sikur të mos mjaftonte humbja që verilindorët pësuan në Laç dhe mbetja plot 9 pikë me kreun, që mbahet nga bardheblutë kryeqytetas, një fjali e dhënë prej trajnerit pas ndeshjes, krijoi dyshime për të ardhmen e tij në stol.

Dhe efekti “domino” ka vijuar dhe burime pranë klubit verilindor kanë pohuar posaçërisht për “Fjala.al” se të hënën, lojtarët e Kukësit kanë bojkotuar stërvitjen për shkak se nuk kanë marrë pagat. Sipas këtyre burimeve, futbollistët kanë pritur të shlyhen pas ndeshjes me Laçin, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe unanimisht kanë vendosur të mos paraqiten në stërvitje.

Sapo kanë mësuar këtë lajm, drejtuesit e Kukësit kanë thirrur ekipin në një mbledhje urgjente për të sqaruar situatën. Kjo është një situatë e paprecedentë, për më tepër kur bëhet fjalë për një klub si Kukësi, që është njohur për korrektësi financiare dhe ka bërë diferencën në pagesa. Në fakt, ishte programuar për të hënën edhe analiza e Laçit, e cila do të shërbente për të nxjerrë në pah të metat dhe shpërndarë përgjegjësitë.

Lexo edhe :  E pazakontë në Angli, anulohet një supergol i Eze ndaj Chelsea nga goditja e dënimit

Në fakt, kritikat e para futbollistët i patën marrë dhe atyre që nuk ishin në formën e duhur në atë vizitë kurbinase, nuk iu kursyen vërejtjet prej presidentit Safet Gjici, të cilat u përcollën nëpërmjet drejtuesve. Por duket se zhvillimet në këtë analizë dhe mungesa e shlyerjes së detyrimeve financiare po çon në një situatë të pazakontë për Kukësin, ndërsa gjithçka pritet të sqarohet në orët në vijim.

 

la.mi/Fjala.al

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV