“Mos japim më para”, eurodeputeti gjerman: I frikësohemi një eksodi nëse Shqipëria pranohen në BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Integrimi i Shqipërisë në BE mund të hap probleme në union. Ky është opinioni i eurodeputetit gjerman Bernhard Zimniok i cili në mbledhjen e Parlamentit Europian ditën e sotme (22 qershor) shprehet se duhet që të ndalojnë dërgimin e parave në Shqipëri.

Ai i druhet një eksodi shqiptar në Europë duke deklaruar se ka disa studime që tregojnë se nëse Shqipëria hyn në union, shtetasit shqiptar ka një tendencë të madhe për tu larguar nga vendi e për të punuar në shtetet evropiane.

Kam 3 pyetje. Nëse po flasim për korrupsionin duket se zyrtarë të lartë shumë rrallë çohen në gjykatë përpara drejtësisë.

Shqipëria është klasifikuar si vendi më i korruptuar. E njëjta gjë vlen edhe për krimin e organizuar. Ka studime që tregojnë se nëse Shqipëria futet në BE pjesa e njerëzve që që kërkojnë punë, do të ishin të gatshëm që të linin vendin për të punuar në vendet e BE-së.

Sa i përket Shqipërisë ne mund ti frikësohemi një eksodi. Ka dhe probleme sa i përket marrëdhënies së Shqipërisë me Turqinë.

Turqia po e përdor Shqipërinë si një urë drejt Europës. Turqia po e bën këtë në kuadër të pajisjeve ushtarake.

Në fund të ditës, unë nuk mendoj se Shqipëria nuk mund të implementojë reformat e duhura. Mendoj se nuk duhet të dërgojmë më shumë para në Shqipëri. T’i mbyllim negociatat dhe të kuptojmë se duke sjellur Shqipërinë brenda sjell probleme,” deklaroi ndër të tjera Bernhard Zimniok. 

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Renditet ndër pesë shkencëtaret më të mira në Kanada, kush është shqiptarja nga Korça

Kozeta Miliku, shkencëtarja shqiptare me origjinë nga Korça, është renditur si një nga pesë shkencëtaret më premtuese në Kanada,...

VIDEO: Klubi brazilian tallet me Interin pas fitores 2-0

Fluminense jo vetëm që fitoi kundër Interit në Kupën e Botës për klube, por luajti pa frikë dhe shfaqi karakter në ndeshjen e luajtur...

Fshati që u zhduk nga thatësira

Në luginën e thellë mes vargmaleve Hindu Kush dhe Himalaje, në fshatin budist të Upper Mustang në Nepal, 3,962 metra mbi nivelin e detit...

Trump: Projektligji i shpenzimeve do të jetë më i madhi në histori

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, sot vizitoi qendrën e paraburgimit të migrantëve "Alligator Alcatraz" në Florida. Sipas mediave të huaja, Trump u pyet për "projektligjin...

Një komedi e shfaqur publikisht sot nga Sali Berisha

Nga Spartak Ngjela Saliu... Grabitësi më i madh i votave në Shqipëri; po i kërkon Evropës ndihmë për votën e lirë në Shqipëri.... hahahahaha. Një komedi e...

Lajme të tjera

Web TV