“Simbol i supremacisë së bardhë”, muzeu i Nju Jorkut do të heqë statujën e denoncuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Muzeu Amerikan i Historisë së Natyrës do të heqë nga hyrja e tij një statujë të rëndësishme të Theodore Roosevelt-it, pas vitesh kundërshtimesh se ajo simbolizon ekspansionin kolonial dhe diskriminimin racor, tha të dielën Kryetari i Bashkisë Bill de Blasio.

Statuja prej bronzi ka qëndruar në hyrjen e muzeut nga ana perëndimore e Central Park që nga viti 1940. Në të shfaqet Roosevelt mbi kalë, si dhe një indian i Amerikës dhe një afrikano-amerikan që qëndrojnë më këmbë pranë tij.

Muzeu Amerikan i Historisë së Natyrës ka kërkuar heqjen e statujës së Theodore Roosevelt-it pasi ajo paraqet posaçërisht afrikano-amerikanët dhe popullsinë indigjene si të mposhtur dhe të një race inferiore“, u shpreh në një deklaratë me shkrim zoti de Blasio. “Qyteti mbështet kërkesën e muzeut. Është vendimi i duhur dhe koha e duhur për ta hequr këtë statujë problematike“.

Nëpërmjet Twitter-it, Presidenti Donald Trump kundërshtoi heqjen e statujës.

Qesharake, mos e bëni!“, shkruajti ai.

Presidentja e muzeut, Ellen Futter, i tha gazetës New York Times se komuniteti i muzeut është prekur thellësisht nga lëvizja që vazhdon të zgjerohet për drejtësi racore, e cila lindi pas vrasjes së George Floyd-it.

Shikojmë se si vëmendja e botës dhe e vendit është kthyer gjithnjë e më shumë ndaj statujave, si simbole të fuqishme dhe të dëmshme të racizmit në sistem“, u shpreh zonja Futter.

Zyrtarët thanë se nuk është përcaktuar se kur do të hiqet statuja e Roosevelt-it dhe se ku do të shkojë.

Përbërja e Statujës mbi Kalë nuk pasqyron trashëgiminë e Theodore Roosevelt-it“, tha Theodore Roosevelt IV, nipi i presidentit, në një prononcim për Times. “Është koha për ta lëvizur statujën dhe për të ecur përpara“.

Lexo edhe :  E gjithë godina e “përpirë” nga flakët, pamje nga tragjedia me 50 viktima në Irak

Zonja Futter tha se muzeu kundërshton statujën, por jo Roosevelt-in, një pionier i mbrojtjes së natyrës, babai i të cilit ishte një anëtar themelues i institucionit dhe që shërbeu si guvernator i Nju Jorkut para se të bëhej presidenti i 26-të i Shteteve të Bashkuara. Ajo tha se muzeu po i vë emrin Roosevelt Sallës së tij të Biodiversitetit “si njohje të trashëgimisë së tij për ruajtjen (e natyrës)”.

Në vitin 2017, protestuesit spërkatën me lëng të kuq bazën e statujës për të simbolizuar gjakun dhe publikuan një deklaratë që kërkonte heqjen e saj si një emblemë e “patriarkalitetit, epërsisë së bardhë dhe kolonializmit”./VOA/

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV