“Venecia”/Meta: Konfirmoi se Dvorani ishte shkak i përplasjeve me Kuvendin

Në një konferencë të posaçme për mediat, Presidenti Ilir Meta komenton opinionin e fundit të Komisionit të Venecias, për Gjykatën Kushtetuese.

Kreu i shtetit deklaroi se Komisioni i Venecias konfirmoi se shkak i përplasjes institucionale Kuvend- President ishin veprimet antiligjore të Ardian Dvoranit dhe mënyrës së dërgimi të listave nga ati.

Sipas tij, përgjegjësia individuale e Ardian Dvoranit është e provuar se nuk e diskutoi në mbledhjen plenare me anëtarë të tjetër të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi siç e kërkon ligji.

“Venecia konfirmoi se KED funksionoi në mënyrë jo transparente dhe përjashtimi i avokati është anti- kushtetueses. Venecia konfirmoi se veprimet e Presidentit jo vetëm që ishin në përputhje me Kushtetutën, por ruajtën Kushtetutshmërinë e ligjit.

Ndryshimi i procedurës përpara Presidentit, betimi i gjyqtarit bëhet vetëm para Presidentit dhe është parakusht jo vetëm për rifillimin e detyrën, por edhe legjitimitetit të marrjes së mandatit”, u shpreh kreu i shtetit./Bl.Ba/Fjala.al