Çështja e Kosovës, Vuçiç konsultohet me Putin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar një takim me homologun rus, Vladimir Putin, ku kanë folur në lidhje me çështjen e Kosovës.

Vuçiç u takua me Putin në Moskë, ku po qëndron për të marrë pjesë në paradën që do të organizohet me rastin e përvjetorit të përfundimit të luftës së dytë botërore.

Pas takimi kokë më kokë, në Kremlin, presidenti serb tha se mori “këshilla dhe analiza të mira” gjatë bisedave për rrugët e zgjidhjes së çështjes së Kosovës.

“Dhe nëse mund të them, Putini në një mënyrë të zgjuar paraqiti mendimet e tij duke respektuar qëndrimet e Serbisë. Rusia e respekton Serbinë dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim”, tha ai, pa specifikuar se cilat ishin këshillat e Putin.

Vizita e Vuçiç në Moskë, ndodh në prag të takimit të së shtunës mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, me ndërmjetësimin e ambasadorit Richard Grenell.

Të fundit

6 milionë $ lobim për Berishën/ Nuredin Seci thyen heshtjen: Ja pse vendosa të financoj!

Gazetari dhe moderatori i emisionit "Opinion", Blendi Fevziu, ka publikuar reagimin ekskluziv të Nuredin Secit, i cili është garantor...

Norvegjia prezanton raketën 400 kg që “tmerron” armiqtë

Norvegjia ka prezantuar zyrtarisht raketën e avancuar të tipit Joint Strike Missile (JSM), e zhvilluar në bashkëpunim mes kompanisë norvegjeze Kongsberg dhe Shteteve të...

SIGAL përforcon pozitat, lider absolut në tregun e sigurimeve

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) publikoi në mesjavë raportin e tremujorit të parë të vitit 2025 për tregun e sigurimeve në Shqipëri. Nga të...

Justifikimet e Berishës për kontratën e lobimit/ Kreu i PD i trembet një hetimi nga SPAK

Gazetarja Anduena Llabani thotë se Sali Berisha përmendi faktin se kontrata lobuese 6 milionë dollarë në SHBA, nuk ka lidhje me zgjedhjet, pasi mund...

Liria e medias, Shqipëria në vendin e 80-të/ Probleme me ndërhyrjet politike dhe biznesit

Shqipëria ka shënuar rritje në indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij, duke u renditur në vendin e 80-të në...

Lajme të tjera

Web TV