Gazette de France (1822 / Ali Pasha nuk ka vdekur, gjendet në Port Mahon, në ishullin e Menorca-s

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

https://youtu.be/Cowj5smQEXc

E nisi si kaçak që sulej mbi karvanët dhe rrëmbente ar dhe çdo gjë me vlerë nga pasuritë e Perandorisë Osmane, por në një kohë të shkurtër mori gradën “Pasha” dhe nëpërmjet diplomacisë e dhunës (që në dukje nuk shkojnë me njëra-tjetrën), Ali Pasha, ose i njohur ndryshe si Pashai i Janinës, u kthye në figurat me me ndikim të kohës. Ndikimi i tij dhe dëmi që po i shkaktonte ushtrisë osmane apo edhe pavarësia prej perandorisë nxiti disa ekspedita ushtarake për t’i dhënë një fund tragjik. Ajo që njihet në histori, por edhe nëpërmjet gojëdhanave është se koka e Ali Pashës u pre dhe u dërgua si “trofe” në Stamboll, por krejt ndryshe transmetoheshin lajmet në vendet e tjera. Për këtë “Pasha lokal” shkrante shtypi i kohës në Perëndim, madje duke hedhur edhe dyshime mbi vrasjen e tij. Gazeta franceze ngre dyshimin se Ali Pasha nuk ka vdekur dhe gjendet në Port Mahon, në ishullin e Menorca-s.

Nga Aurenc Bebja*

“Gazette de France” ka botuar, të shtunën e 20 prillit 1822, në ballinë, shkrimin e bujshëm të gazetës së Nurembergut, që hidhte dyshime mbi vdekjen e Ali Pashë Tepelenës, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar

Nuremberg, 13 prill.

…Na shkruajnë përtej kufijve të Zvicrës: “Sipas disa letrave nga Barcelona, një i huaj i pasur ka mbërritur në Mahon (Port-Mahon, ishulli i Menorca-s), dhe ky i huaj i pasur thuhet se është ish-pashai i Janinës, Aliu i famshëm. Ai ishte në bordin e një anijeje franceze dhe kishte dy gra dhe një shërbëtor me vete. Bagazhet e tij përbëheshin nga dymbëdhjetë arka me peshë shumë të konsiderueshme. (Kështu që ka të ngjarë se ai mund të ketë lënë në vende të sigurta disa nga thesarët e tij, si në bregdet apo në një nga ishujt e Greqisë. Thuhet se ai duket se ka në plan të qëndrojë ca kohë në Mahon.)”

Lexo edhe :  Maj 1915/ Lufta kundër Austro-Hungarisë, Italia i bashkohet Britanisë, Francës dhe Rusisë

Ne do t’i shtojmë këtij lajmi detajet që jepen për ikjen e pretenduar të të tmerrshmit Ali Pasha. Kur e pa se pushteti i tij po i zvogëlohej deri në pikën e fundit, ai u pajtua me ithtarët (mbështetësit) e tij që ata të bënin sikur po e tradhtonin.

Ndërsa po negocionte me gjeneralët turq, ai bëri të gjitha përgatitjet e nevojshme për arratisjen e tij, hodhi pjesën më të madhe të thesareve të tij në ujë, por u kujdes për të siguruar një milion ‘sequins’. Pastaj, ai u vesh si një bari turk dhe priti rezultatin e negociatave. Ne e dimë se si ata përfunduan dhe se koka e tij duhej dorëzuar te turqit. Ata e morën menjëherë; por në vend të kokës së Aliut, ishte ajo e një shqiptari të vjetër që kishte vdekur nga plagët e tij dhe i kishin vënë një çallmë të çmuar. Asnjë nga gjeneralët turq nuk e njihte Aliun fizikisht; kështu që ata u mashtruan lehtësisht dhe, në përputhje me kapitullimin, ata u larguan nga vendi. Aliu shfrytëzoi këtë moment për të shpëtuar veten e tij; ai arriti për fat të mirë në Butrint (një qytet në Shqipërinë austriake, në kanalin e Korfuzit), dhe u fut atje në një anije që pranoi ta priste. Askush nuk mund ta mohojë vërtetësinë e kësaj historie, kur e kujton karakterin dinak të Ali Pashait. (Korrespondenti i Nurembergut.)

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Disa këshilla për ty nëse po del me dikë që vuan nga ankthi

Shumë prej nesh përballen me ankth në jetë, qofshin momentet e stresit në punë apo nervozizmi para një eventi...

Historia pas fotos virale të Ramës duke ngrënë makarona/ Fotoreporteri zbulon sekretin

Një sy që sheh përtej pamjes, si Armando Babani. Në një botë ku gjithçka rrjedh shpejt e harrohet lehtë… ekzistojnë disa sy që nuk shikojnë,...

Igli Tare flet si kuqezi: Xhaxhallarët ishin me këtë ekip, kthejmë lavdinë

Igli Tare ka folur për 'Milan Tv' pasi u zyrtarizua si drejtori i ri sportiv i Milanit. "Bjondi" shqiptar ka një përvojë të gjatë prej 15...

Treni “Rama”, dhe karroca “Berisha”

Nga ARTUR  AJAZI Sikur Edi Rama, ti kishte marrë seriozisht prej 2013 tëgjitha fjalët, fjalimet, akuzat, denoncimet, dheparalajmerimet e Berishës, besoj se do të ishim...

Shqiptarët “të çmendur” pas makinave të luksit, mësoni sa prej tyre qarkullojnë në rrugë

Nga Ferrari te Rolls-Royce, bashkë me Lamborghini-t e Maserati-t ku nuk mungojnë as Bentlly-t e Cadillac-ët, shqiptarët, ata të pasur, kanë aktualisht në pronësi...

Lajme të tjera

Web TV