Kapet tmerri i Kavajës, “Shëtitësi” e gjen brenda një banese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një operacion i policisë së Kavajës i koduar “Shëtitësi” ka vënë në pranga një person, të dyshuar për së paku pesë vjedhje në banesa.

Policia thotë se nga hetimet e kryera si dhe falë shërbimeve grackë të ngritura, u arrestua në flagrancë gjatë operacionit policor të koduar “Shëtitësi”, 33-vjeçari A. Ç., 33 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”

I riu u kap në flagrancë, në orët e para të mëngjesit të sotëm, gjatë operacionit të zhvilluar nga shërbimet e Policisë, duke tentuar të vjedhë në lokalin në pronësi të shtetasit T. V.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se 33-vjeçari është autor i vjedhjeve në disa banesa, konkretisht:

– Më datë 11 maj ka vjedhur disa sende elektro-shtëpiake në banesën e shtetasit Sh. M.

– Më datë 15 maj ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit H. Gj., ku ka marrë një televizor.

-Më datë 30 maj ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit D. H., ku ka marrë një televizor.

-Më datë 10 prill ka vjedhur një televizor në banesën e shtetasit Sh. D.

-Më datë 12 prill ka vjedhur dy televizorë në banesën e shtetasit D. D.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sendet që dyshohet se ky shtetas i përdorte për të kryer vjedhjet.

Aktualisht vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në rrethin e Kavajës, në të cilat mund të jetë i implikuar i ndaluari.

Në ngarkim të tij materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Sir Walter Raleigh sjell duhanin e parë nga Virxhinia në Angli

Në vitin 1586, eksploruesi dhe oborrtari anglez Sir Walter Raleigh solli në Angli duhanin e parë nga kolonitë e...

Java e punës 4-ditore: Përfitimet që askush nuk i priste

Kur Juliet Schor publikoi librin e saj “The Overworked American” në vitin 1992, debati për reduktimin e orarit të punës mori vëmendje kombëtare në...

Ferri mbi tokë!/ I gjithë Mesdheu po digjet, NASA publikon imazhet satelitore

Nga Greqia në Spanjë dhe nga Franca jugore në Qipro, sistemi satelitor i NASA-s po regjistron shpërthimet e zjarreve në të gjithë Mesdheun. Çdo pikë...

Beteja vendimtare e Bouvines: Franca mposht koalicionin gjermano-anglo-flamand

27 korrik 1214 Më 27 korrik 1214, në fushat pranë qytetit Bouvines, në veri të Francës, ndodhi një nga betejat më vendimtare të Mesjetës: Filip...

Hakerët “ndërpresin mbledhjen e këshillit gjerman”, transmetojnë një video pornografike

Një takim i këshillit lokal në Bodensee të Gjermanisë u ndërpre këtë javë kur hakerat morën kontrollin e transmetimit online për të luajtur një...

Lajme të tjera

Web TV