Maqedonia e Veriut rihap kufijtë me 26 qershor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se shteti i tyre do të rihap kufijtë pa kushte duke filluar nga 26 qershori.

Duke filluar nga 26 qershori në kufij nuk do të kërkohet më as test PCR, për të vërtetuar se nuk je i prekur nga infeksioni i koronavirusit dhe as vetoizolim 14 ditor, në bazë të së cilit Inspektorati Sanitar dhe Shëndetësor i Shtetit kishte përgatitur një vendim për mbikëqyrjen shëndetësore dhe vetizolimin shtëpiak, i cili kontrollohej nga Ministria e Brendshme.

Vendimi i Shkupit përfshin edhe heqjen e kushteve të mëparshme që duhej të përmbushnin ata që hynin në vend.

Qeveria ka miratuar gjithashtu protokolle për hapjen dhe funksionimin e kazinove, si dhe për organizatorët e lojërave të fatit.

Deri tani numri i përgjithshëm i të infektuarve nga Covid është 5311, ndërsa totali i vdekjeve në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 251.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Beteja e Bathinus dhe mposhtja e dalmatëve nga Tiberi

Viti 8 pas Krishtit Në vitin 8 pas Krishtit, gjatë fushatave romake për nënshtrimin e popujve ilirë në Ballkan, gjenerali...

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale deri te politikat për dizajnin...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Lajme të tjera

Web TV