Përmbytje të mëdha në Serbi, vendi shpall gjendjen e jashtëzakonshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Serbia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme si pasojë e shirave të vazhdueshme të orëve të fundit dhe daljes nga shtrati të lumenjve dhe përrenjve.

Autoritetet kanë shpallur një gjendje të jashtëzakonshme në një duzinë vendesh ku situata është më kritike. Qindra njerëz janë izoluar në fshatra dhe ekipe shpëtimi po marrin pjesë në operacione evakuimi.

Zvorniku, Guca, Ljubovija, Loznica, Krupnja, Osecina, Lucani, Kraljevo janë ndër vendet më të prekura nga përmbytjet.

Niveli i ujërave ka shkaktuar probleme në transporte, me ndërprerje të shumta të rrugëve dhe linjave hekurudhore. Në rajonin e Ljubovijas tri ura janë shembur si pasojë e presionit të ujit.

Situata është gjithashtu kritike edhe Bosnje-Hercegovinë, e cila gjithashtu është prekur nga moti i keq dhe reshjet e bollshme.

Gjithashtu, rruga që lidh qytetin e Tuzlas me Sarajevën u bllokua këtë mëngjes nga një rrëshqitje e madhe toke. Ka.li/fjala.al

Të fundit

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Grabitën vilën e Brad Pitt, arrestohen katër të miturit

Policia e Los Angelesit ka arrestuar katër persona të dyshuar për thyerjen dhe grabitjen e shtëpisë së aktorit të famshëm, Brad Pitt. Autoritetet dyshojnë...

Përse SHBA po kalon defiçitin më të madh në histori?

Edhe pse të ardhurat nga doganat janë katërfishuar për shkak të tarifave të reja, shpenzimet rekord për përfitime sociale, kujdes shëndetësor dhe interesin e...

Lajme të tjera

Web TV