Publikohet video e atentatit ndaj dy biznesmenëve në Laç, ja si ka ndodhur ngjarja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në media publikohet një video që tregon momentin e nisjes së atentatit ndaj dy biznesmenëve Bujar Lika dhe Paulin Gjergji, më 30 maj të këtij viti në Laç.

Video e publikuar nga ‘Balkanweb’ tregon momentin e plagosjes së autorit kryesor të krimit, Eduart Lamaj, ndërsa në pamje shihet momenti kur ai futet i armatosur dhe i maskuar brenda hotelit, ndërsa pas tij futet edhe një person i dytë.

Lamaj është qëlluar sapo është parë nga dy biznesmenët, dhe më pas ka hapur zjarr ndaj tyre, ku dhe ka marrë plagë në këmbë, ndërsa ata i ka vrarë të dy. Ndërkohë, menjëherë pas plagosjes, Lamaj shihet në video teksa tërhiqet zvarrë nga shoku i tij deri sa futet në makinë.

Ndërkohë, pas arrestimit të Eduart Lamajt, Policia e Tiranës ka sekuestruar dy makina. Një Land Rover, e cila është gjetur e parkuar në oborrin e klinikës, ku 30-vjeçari merrte mjekim, rezulton e marrë me qira në Lezhë.

Po ashtu, është sekuestruar edhe një mjet tip Golf seria 5, e cila është gjetur e parkuar në Don Bosko. Makina rezulton në emrin e një të riu në Tiranë, por që pak kohë më parë është blerë nga Lamaj, pasi ky i fundit zotëron edhe aktin e shit-blerjes. Policia i ka sekuestruar këto mjete për të marrë ndonjë provë, por ato nuk lidhen me vrasjen, pasi rezulton të mos jenë përdorur ditën e krimit. la.mi/Fjala.al

Të fundit

Porsche dhe çanta luksoze: surpriza e Ronaldos për Georginën pas fejesës

Cristiano Ronaldo besohet se e ka festuar fejesën e tij me të dashurën e tij prej shumë kohësh, Georgina...

Putin, paradë force makinash të blinduara drejt Alaskës

Presidenti rus Vladimir Putin ka udhëtuar sot nga Moska për në Bregun e Paqësorit me një limuzinë të blinduar përpara samitit të tij të...

Dëmi nga zjarret, ministri Vëngu shpjegon procedurat për dëmshpërblimin

E teksa kryeministri Edi Rama premtoi dëmshpërblim për të gjithë personat e prekur nga zjarret dhe shtëpi të reja, për banorët që kanë mbetur...

E kryer/ Jadon Sancho arrin akord me skuadrën e Serie A

Jadon Sancho do të luajë në Serinë A. Sulmuesi anglez, ka pranuar ofertën që ka mbërritur në adresë të tij dhe tashmë pritet vetëm...

Shqipëria ‘shkundet’ nga tërmeti, lëkundjet ndjehen edhe në Tiranë, ja sa ishte magnituda

Shqipëria është goditur pasditen e kësaj të premteje nga tërmeti. Lëkundjet janë ndjerë edhe në kryeqytet ndërsa mësohet se magnituda ka qenë 3.1 ballë. Nuk...

Lajme të tjera

Web TV