Rama në kantierin e ndërtimit në Fushë Krujë/Ahmetaj: Javën tjetër ndryshohet buxheti i shtetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama dhe ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj kanë inspektuar lagjen e re të Rindërtimit në Fushë- Krujë.

Rama tha se lagjia është një projekt holandez i një zyre arkitekture prestigjioze jo vetëm në Holandë dhe Europë me udhëheqëse arkitekten e famshme Francine Houben.

Në këtë lagje të re do të ndërtohen 100 apartamente dhe 128 njësi individuale, ku do të strehohen 1100 banorë.

Lista me përfituesit, siç kryeministri Edi Rama sqaroi, është e mbyllur. E gjitha lagjja do të jetë e ndërtuar në një hapësirë prej 103 mijë m2, teksa shefi i qeverisë e cilësoi si një kthesë nga pikëpamja e arkitekturës.

“Krijon një gravitet të ri rreth e rrotull, se krijohet një lloj disipline e qëndrueshme. E pamundur që historia të vijoj si më parë, zona që krijojnë kthesa historie nga pikëpamja e arkitekturës. Gjithçka që do t’u ofrohet atyre që do prekën do të ofrohen shumë më shumë nga sa kishin. Lista se kush i përfiton këto banesa janë gati”, tha Rama.

Për projektin e rindërtimit këtë vit do të shkojnë nga buxheti i shtetit 340 mln dollarë, sqaroi ministri Arben Ahmetaj, teksa në total brenda dy viteve do të dalin nga arkat e shtetit në total 600 mln dollarë.

“Me ndryshimet që bëjmë javën që vjen në buxhetin e shtetit, praktikisht do financohen 340 mln dollarë nga buxheti i shtetit për rindërtimin këtë vit, dhe 250 mln dollarë vitin tjetër vetëm nga fondet e buxhetit të shtetit”, tha Ahmetaj./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Gabimi më i madh i opozitës, për të cilin edhe unë kam përgjegjësi personale

Nga Rudina Hajdari Rezultati i zgjedhjeve të fundit tregoi më qartë se kurrë më parë se opozita i bëri vetes...

Dështimi i radhës, Kuvendi nuk konstituohet as pas përpjekjes së 23-të

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar për herë të 23-të radhazi të konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit....

Konflikti në Lindjen e Mesme/Netanyahu pranon propozimin e SHBA-ve për armëpushim në Gaza

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka thënë “po” propozimit të ri për armëpushim në Gaza, të paraqitur nga i dërguari i Donald Trump për...

Petro Koçi rrëfen dhunën e Majit 1996/ Dita e çmendurisë berishiane që nuk harrohet!

Nga Petro Koçi Jemi ne Fier te nesermen e 28 Majit 1996. Ne Tirane opozita ishte rrahur egersisht ne mes te sheshit Skenderbej. Ne kishim...

Dy goditje për George Clooney: Skandali i “Casamigos” dhe fundi i martesës me Amal!

Fituesi dy herë i çmimit Oscar George Clooney ka qenë në qendër vëmendjes pasi u ngrit një padi kolektive ku pretendohet se marka e...

Lajme të tjera

Web TV