Vasily Zaitsev, snaiperi sovjetik që vrau 242 nazistë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Stalingrad mbërrin një snaiper i pavarur, i quajtur Vasily Ivanovich Zaitsev, i cili i kishte ushtruar aftësitë e tij në shënjestër duke gjuajtur drerë në pyjet e vendlindjes së tij Eliniski, rrëzë Uraleve. Emri i tij së shpejti do të bëhej sinonim i legjendës.

Zaitsev kishte shërbyer në Marinën Sovjetike si nëpunës, në Vladivostok. Kur Gjermania naziste pushtoi Bashkimin Sovjetik, gjatë operacionit Barbarosa, Zaitsev, si shumë nga shokët e tij, vullnetarisht u transferua në vijën e parë. Ai u caktua në regjimentin e pushkatarëve 1047, të divizionit të pushkatarëve 284 “Tomsk”, i cili u bë pjesë e Ushtrisë së 62-të, në Stalingrad, në 17 shtator 1942.

Në dhjetë ditët e para 40 gjermanë u vranë nga Zaitsev. Për rreth dy muaj numri i oficerëve dhe ushtarëve gjermanë që kishin rënë viktimë e artit të tij vdekjeprurës kishte arritur në 100. Zaitsev u nderua me Urdhrin Lenin, dhe reputacioni i tij, i cili filloi të përhapet në të gjithë Bashkimin Sovjetik, bëri që komandanti i Ushtrisë së 62-të, gjeneral Vasily Tsukov, ta ftonte në një intervistë personale dhe t’i jepte detyrën e krijimit të një shkolle jozyrtare për snaiperistë, brenda Stalingradit. Praktikantët kalonin një trajnim dyditor të shpejtë dhe dërgoheshin menjëherë në vijën e parë, e cila ishte vetëm disa qindra metra larg! 18-vjeçarja Tanya Chernova ishte gjithashtu një “e diplomuar” e shkollës Zaitsev, e cila u konsiderua snaipere e përkryer: 80 gjermanë nuk arritën t’i shmangin “puthjet e saj vdekjeprurëse” dhe trajnuesi i saj, Zaitsev, “nuk u shpëtoi shigjetave të dashurisë së saj”. Njëkohësisht me stërvitjen e snaiperëve, Zaichev vazhdoi luftën e tij të vetmuar, “duke përmirësuar vazhdimisht rezultatin e tij”. Nuk ishte, sigurisht, snaiperi më vdekjeprurës i sovjetikëve. Një koleg tjetër, i cili quhej thjesht “Zikan”, mbante vendin e parë, pasi kishte vrarë 224 gjermanë. Ajo që e bëri të veçantë Zaitsev-in ishte, megjithatë, popullariteti i jashtëzakonshëm, që kishin marrë aftësitë e tij ekzekutuese nga një komisar politik, i quajtur Danilov, kryeredaktor i gazetës propagandistike “Në Mbrojtje të Atdheut Tonë”, e cila shpërndahej në front. Gjermanët e konsideruan asgjësimin e Zaitsev-it çështje nderi. Me një sinjal urgjent, i’u kërkua Berlinit të dërgojë në Stalingrad snaiperin më të aftë të ushtrisë gjermane, dhe Berlini u përgjigj pozitivisht, duke dërguar kolonelin e SS, Heinz von Krupp Thorvald, i cili drejtonte shkollën e snaiperistëve në Gnosen, dhe konsiderohej snaiperist fenomen. Dy kundërshtarët zgjodhën ta vendosnin skenën e duelit të tyre pranë sheshit “9 Janari”. Dyluftimi mbaroi me fitoren e Zaitsev-it. Ai arriti të shohë një shkëlqim fluturimthi përmes strehës, ku ishte fshehur, qëlloi, duke synuar pak më lart se vendi ku vuri re shkëlqimin, dhe e la kolonelin të vdekur. Plumbi i Zaitsev-it e kishte goditur midis syve dhe i kishte thërrmuar kafkën.

Lexo edhe :  DW publikon intervistën e diplomatit Werner Daum në 2010

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Putin injoron kërcënimet e Trump, lufta vazhdon

Burime pranë Kremlinit thanë se Presidenti rus Vladimir Putin do të vazhdojë të luftojë në Ukrainë pavarësisht kërcënimeve të...

Zbulohet paga e Luka Modric te Milani

Luka Modric, është tashmë lojtar i ri i Milanit. Ai iu bashkua gjigantëve italianë menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube, ku zhvilloi...

Relax me borxh, kredia pushuese që mund të të ndjekë gjithë vitin

SHPETIM LUKU - Një reklamë televizive: dy të rinj të buzëqeshur takohen “rastësisht” në hyrje të një institucioni financiar dhe nisin bashkëbisedimin. “Po ti, ç’po...

Gafa e Egli Takos në Pejë: A ka shqiptarë këtu apo vetëm kosovarë?

Egli Tako, këngëtarja dhe ish-banorja e BBVA ka vazhduar me koncertet në Shqipëri, por edhe Kosovë. Ashtu si Gjesti edhe Egli pasi publikoi disa...

SPAK mbyll hetimin ndaj ish-deputetit Çyrbja (3 vepra penale)

SPAK, ka përfunduar hetimin e nisur ndaj ish-deputetit socialist, Jurgis Çyrbja. Në dosjen e dërguar në gjykatë, ku janë të pandehur edhe Ahmet Masha...

Lajme të tjera

Web TV