Vrasja e dy biznesmenëve në Laç, ndalohet një i dyshuar si përfshirë në ngjarje

Një person është ndaluar ditën e sotme si i dyshuar për atentatin ndaj Bujar Likës dhe Paulin Markut më 30 maj në Kurbin të Laçit.

Mësohet se i ndaluari dyshohet të jetë përfshirë në ngjarje, ku 4 persona të maskuar si policë natën e 30 majit vranë Paulin Markun dhe Bujar Likën në hotelin e Ari Allamanit në Laç.

Ndërkohë më parë është arrestuar Kreshnik Tusha pasi gjatë atentatit u plagos nga një prej viktimave.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 30 maj, ku ndërroi jetë në vendngjarje, Bujar (Hasani) Lika, 37 vjeç dhe u plagosën Paulin Gjergji (Marku), 53 vjeç dhe Kreshnik Tusha 21 vjeç.

Gjergji u transportua në spitalin e Traumës ku vdiq si pasojë e plagëve të marra, ndërsa Tusha shpëtoi pavarësisht plagës së marrë.

Ndërkohë, pak ditë më parë u publikuan edhe pamje nga sherri në armë që ndodhi në  hoteli ‘A&A’, ku ndodhi edhe krimi i dyfishtë./Bl.Ba/Fjala.al