Zgjatet qëndrimi, Amir Rrahmani mbetet tek Verona deri më 31 gusht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

FIFA e kishte paralajmëruar se, në aspektin ligjor, ishte e pafuqishme për ta ndalur, por, sidoqoftë, kishte gjetur një “marifet” për t’u dhënë klubeve një dorë në rrethanat e jashtëzakonshme që po kalon futbolli anembanë botës, e sidomos në Evropë.

Shumica dërrmuese e kontratave të futbollistëve, që skadonin në përfundim të këtij sezoni, bëheshin të pavlefshme përtej 30 qershorit 2020. Por, për të shmangur amullinë që do të mbretëronte në futboll pas kësaj date, organizmi që qeveris futbollin botëror, pati deklaruar se nuk do të pranonte asnjë federim të ri përpara 31 gushtit, duke favorizuar kështu klubet.

Në fakt, këto të fundit e kanë pranuar këtë realitet të ri dhe, për këtë arsye, Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, nuk do të mund t’i bashkohet skuadrës së tij të re, Napolit, që javën e ardhshme, kur edhe i përfundon huazimi te Verona (më 30 qershor 2020).

Mediat italiane kanë raportuar të hënën se mbrojtësi do të mbetet pjesë e Veronës edhe për mëse dy muaj. Mësohet se Napoli dhe Verona kanë arritur marrëveshje për ta zgjatur huazimin e Rrahmanit deri më 31 gusht 2020. Kështu që futbollisti do t’i bashkohet ekipit të ri në muajin shtator, për fazën përgatitore për edicionin e ardhshëm.

Në fakt, Rrahmani është lojtar i Napolit prej fillimit të këtij viti, por ekipi tij i ri e ka lënë të huazuar qendërmbrojtësin te Verona deri në fund të këtij edicioni. Ky edicion ishte parashikuar që të përfundonte në muajin maj, por pezullimi për 3 muaj i Serisë A në mars, për shkaku të përhapjes së virusit korona, ka bërë që datat e sezonit të ndryshojnë.

Lexo edhe :  Pse Milani e refuzoi? Boniface më në fund tregon "sekretin"

Ndeshjet e kampionatit italian rifilluan vetëm fundjavën e shkuar dhe ky edicion do ta përfundojë në fillim të muajit gusht. “Rrahmani do të mbetet te Verona deri më 31 gusht, pasi Napoli ka pranuar që ta vazhdojë huazimin e tij”, – shkruante të hënën “Tuttosport”.

“Ai është njëri prej lojtarëve më të spikatur te Verona dhe do ta ndihmojë shumë ekipin deri në fund të edicionit për të siguruar daljen në garat evropiane”, – vijonte media italiane në fjalë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Kërcënimi i Netanyahut: Jemi gati të aneksojmë pjesë të Bregut Perëndimor

E vërteta dramatike është se në Gaza vazhdohet të vdesin. Vetëm gjatë ditës së djeshme kanë qenë të paktën...

VIDEO/ Analiza në PD: Nga lart-poshtë, por Berisha “amnistohet”

Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ka deklaruar se analiza për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit duhet të nisë “nga lart-poshtë”. Sipas tij,...

“Ka emra shumë interesantë”, çfarë deklaroi Kryemadhi në SPAK?

Monika Kryemadhi, është paraqitur sot, 1 shtator, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion (SPAK). Në një prononcim për mediat, Kryemadhi deklaroi se po...

Ndërhyrja ruse në GPS-in e avionit të Von Der Leyn, reagon Komisioni Europian

Komisioni Evropian ka bërë të ditur se avioni që transportonte presidenten Ursula von der Leyen ka hasur ndërhyrje të qëllimshme në sinjalin e tij...

Përplasi makinat e parkuara i dehur, AMP arreston policin e “Shqiponja-ve”

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për rajon Kavajë-Durrës ka njoftuar këtë të martë arrestimin në flagrancë të punonjësit të policisë, Inspektor A. B., i cili...

Lajme të tjera

Web TV