Fillon dhënia e granteve të para të rindërtimit në Kamzë, Rama: Përfitojnë 771 familje

Kanë filluar dhënia e granteve të para të rindërtimit edhe në Kamëz pas Shijakut dhe Tiranës.

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije përmes një video-live në ‘Facebook’ se janë 771 familje që do të përfitojnë në Kamzë drejtpërdrejt nga pagesat për riparimin e dëmeve.

Ndërsa priten edhe Bashkitë e tjera të prekura nga tërmeti të plotësojnë listat dhe të fillojnë me grantet.

Sa i përket Bashkisë së Durrësit pritet të fillojë me grantet e para për Rindërtimin në muajin korrik.ka.ta/Fjala.al/