Gjyqi i Tahirit/ Ylli Manjani: Dënimi i pavërtetuar për shpërdorim detyre quhet bolshevizëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar nëpërmjet një postimi në facebook lidhur me gjyqin e Saimir Tahirit.

Ai shprehet se dënimi për një vepër të paprovuar ende për shpërdorim detyre nuk ka kuptim. Sipas tij dënimi për shpërdorim detyre por pa pasoja quhet BOLSHEVIZËM.

“Nëse drejtësia nuk provon lidhjet me krimin dhe drogen dënimi për shpërdorimin e detyrës nuk ka llogjikë”, shkruan Manjani.

 

STATUSI I PLOTË

Kam thënë dhe vijoj ta them se dënimi për shpërdorim të detyrës,kur nga shpërdorimi nuk ka pasojë, quhet BOLSHEVIZËM ligjor. Jam i bindur në këtë llogjikë.

Lexojeni Kodin Penal dhe do bindeni që është kështu.

Zyrtari publik kur e shpërdoron detyrën nuk e bën për fiksim as si qëllim në vetvete, por për të arritur një pasojë të paligjshme. Ky është kuptimi ligjor i kësaj vepre penale.

Në fakt drejtësia e vërtetë të provon dhe të gjykon për pasojat që sjell veprimi ose mosveprimi. Shpërdorimi i detyrës në vetvete nuk është as qëllim e as pasojë, por mund të jetë një mjet për të arritur një pasojë kriminale.

Këtij kuptimi duhet ti qëndrojë çdo arsyetim apo interpretim ligjor.

Në rastin Tahiri, meqë ka kuriozitet këto ditë, llogjika është njësoj. Ose Ai shpërdoroi detyrën dhe lejoi drogën, ose nëse nuk provohet pasoja ska më asnjë kuptim shpërdorimi i detyrës.

Kjo është llogjikë, jo pasion. Aq më pak politikë… Po të ishte për politikë mund të hidha dhe unë një dorë baltë.

Drejtësia qartësisht nuk i provoi lidhjet e detyrës së “shpërdoruar” me drogën. Ndaj nuk ka llogjikë të fortë ligjore dënimi për detyrën, sepse pasoja nuk u provua.

Lexo edhe :  Shansi i fundit për Adriatik Lapajn, Kolegji vendos për mandatin

I qëndroj kësaj pikpamje edhe për të përçudnuar të tjerë nga llogjika bolshevike e zbatimit të Kodit Penal.

I qëndroj jo për politikë, por për drejtësi!

Drejtësia as integrimi nuk bëhen me shoë pa lidhje llogjike dhe qasje të drejtë.

E përsëris asnjë qëllim apo kuptim politik ka ky mendim që e kam shprehur në mënyrë konstante./Fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV