Vasili ironizion Ramën : Shqipëria menxhimin më të mirë të pandemisë në Europë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nënkryetari i LSI-se Petrit Vasili ironizon nëpërmjet një postimi në Facebook lidhur me 15 kushtet për integrimin në Bashkimin Europian.

Vasili shprehet se këto kushte nuk janë gje tjetër përvecse zilia që Europa ka për mënyren se si kryeministri i Shqipërisë ka menaxhuar situatën në vend lidhur me  pandeminë.

POSTIMI I PLOTË:

Mbështes Edi Ramen, “vertet” nuk ka 15 kushte!? Tani është e qartë që këto nuk jane kushte, por “sebepe”. Dihet edhe “kuzhina” ku u gatuan keto kushte. Zilia ndaj Edit e verboi Europen prandaj edhe i vuri 15 kushte. Pika, qe derdhi goten e xhelozise se Europes ishte menaxhimi me i mire ne bote i Pandemise!?

Europa s’ka kurajo te pranoje se Edi qeveris 10 here me mire se Gjermania dhe 50 here me mire se Italia.

Europa eshte verbuar nga zilia, qe Shqiperia funksionon shkelqyeshem pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykate te larte.

Europa e meriton nje pergjigje per 15 “sebepet”, qe sajon bashke me “kuzhinen” ku sajohen.

Kenga eshte gati.

Kenga jua rregullon qejfin ketyre europianeve. Fët e fët 8 pikat behen 15 pika, i vihet emri edhe kuzhines dhe ja u be kenga. Kenga zgjidh gjithshka dhe ju tregon vendin “armiqve”.

Edi, per kollajllek, po ta nis edhe kengen, te tjerat i bitis vete ti s’ta kam merakun fare.

/Fjala.al/Ke.Ba/

Të fundit

Rama e fitoi ‘bastin’ me Athinën

Nga Hamdi Jupe  Kryeministri shqiptar Edi Rama e fitoi “bastin” me Athinën zyrtare për organizimin e një tubimi me shqiptarët...

TV si TikTOK

Nga Lutfi Dervishi Televizioni, gjyshi i medias, po përjeton krizë identiteti. Por në vend që të plaket me hijeshi, duke treguar përvojnë dhe mençurinë, ka...

Stuhitë/ Pse vetëtimat lëvizin në zigzag?

Rrufeja godet kur krijohet një ndryshim potencial elektrik brenda një reje , ose midis resë dhe tokës. Dhe pjesa e ndritshme e rrufesë është në fakt pjesa e...

U thirr nga SPAK/ Bardhi kërkon të pyetet një ditë tjetër: Do shkoj në Berlin dhe Londër

Në Prokurorinë e Posaçme ka mbërritur një shkresë e Gazmend Bardhit i cili ka kërkuar që marrja në pyetje e tij të mos zhvillohet...

Zgjedhjet e vitit 2024 mund të jenë të fundit që do të vendosen nga qytetarët amerikanë!

Fluksi i vazhdueshëm i emigrantëve të paligjshëm në SHBA mund të nënkuptojë se qytetarët amerikanë mund të pushojnë së vendosuri për rezultatin e zgjedhjeve...

Lajme të tjera

Web TV